• |
ide | kryesore

Realizohet me sukses transplanti i parë i veshkës së derrit te njeriu

Stil



Një ekip doktorësh në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts ka kryer transplantin e parë në botë të veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht tek një pacienti 62-vjeçar, Rick Slayman, i diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën e fundit.

Kirurgu që kreu transplantin, Tatsuo Kawai, tha se organi ka të njëjtën madhësi me veshkën e njeriut. Sapo ajo u vendos në trupin e pacientit, nisi menjëherë të funksiononte dhe të kthente lëndët në urinë duke bërë sallën të shpërthente në duartrokitje.

Ndërsa para se ti nënshtrohej ndërhyrjes, 62 vjeçari, thotë se ky nuk është transplanti i parë i veshkës për të. Në vitin 2018 atij iu dhurua një veshkë njeriu sepse vuante nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut prej vitesh. Pas 5 vitesh, veshka nisi të shfaqte shenja që nuk po funksiononte më dhe Slayman vijoi me dializën në 2023.

Ky është ksenotransplanti i tretë i një organi derri te njeriu. Dy transplantet e para ishin zemra që iu vendosën pacientëve që nuk kishin asnjë mundësi tjetër. Dy burra kryen transplant zemre nga derrat, por të dy vdiqën brenda disa muajsh.

Më shumë se 100,000 njerëz janë në listën kombëtare spitalore të pritjes në SHBA për një transplant, shumica prej tyre pacientë të veshkave dhe mijëra vdesin çdo vit para se t’u vijë radha. Ky operacion konsiderohet një shpresë e madhe për ta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *