• |
ide | kryesore

Pinsoglio imiton Conte: transplant flokësh në klinikën e Cristiano Ronaldo

Sport



Vetëm pak muaj më parë, Cristiano Ronaldo kishte nisur procesin e ndërkombëtarizimit të Insparya, klinikë e specializuar në transplantin e flokëve, ku është pronar me 50%. Mes klientëve të filialit të Madrid ka qenë edhe Carlo Pinsoglio, portieri i tretë i Juventus, që ka dashur të imitojë sic duket ish-teknikun Antonio Conte.

Portieri e ka faktuar përmes një postimi në Instagram, punën e mirë të bërë me modelimin e flokëve: “Ishte një punë e shkëlqyer në një klinikë super! Me persona po aq të jashtëzakonshëm e të kualifikuar. Faleminderit për gjithcka, së shpejti!”. Pastaj portiere i tretë i Juventus ka përshëndetur CR7, që me siguri do ti ketë bërë ndonjë ulje të mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *