• |
ide | kryesore

Kishte bërë gati kanabisin për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ardri Duka.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, operacioni policor i koduar “Stacioni”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka, 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *