• |
ide | kryesore

Putin: Kundërofensiva e Ukrainës dështoi zyrtarisht!

Arkiva, Planet, Të fundit



Një sulm i ri raketor rus është nisur mbrëmjen e sotme kundër Odesës, ku mbetën të plagosur tre gra. “Armiku nisi një sulm me raketa në Odessa. Për momentin, janë tre gra të plagosura. Fatmirësisht plagët e tyre nuk janë serioze. Ka dëme në infrastrukturën civile”, njoftoi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Odessa, Oleh Kiper, cituar nga mediat ukrainase.

Ndërkaq, është rritur numri i të vdekurve nga tragjedia në Rusi. Sipas mediave ruse, 139 persona humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Sallën e Bashkisë Crocus në Moskë. Kështu deklaroi kryetari i Komitetit Hetues të Federatës Ruse, Alexander Bastrykin. “Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi terrorist ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes. Sulmi shkaktoi vdekjen e 139 personave,” tha ai.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se “Kundërofensiva ukrainase ka dështuar zyrtarisht. Të gjitha përpjekjet e Kievit për të stabilizuar frontin kanë humbur, ndërkohë që Rusia vazhdon me operacionin ushtarak special”. Putini, shtoi se në Ukrainë lindi një “Rini Hitleriane” e re. Teksa pranoi se masakra e Moskës u krye nga “radikalët islamikë”, Vladimir Putin evokoi edhe një herë përgjegjësinë e Ukrainës. “Ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët po përpiqeshin të shkonin në Ukrainë dhe kush i priste atje,” tha ai, cituar nga Ria Novosti. Sulmi ishte “një frikësim i Rusisë dhe lind pyetja se kush përfitoi nga kjo”, shtoi ai, duke akuzuar SHBA-në se “po përpiqen të bindin të gjithë” se Kievi nuk kishte asnjë rol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *