• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga tritoli në Shkodër, Dori Sala ishte i përfshirë në…

Lajme, Të fundit



Disa detaje të reja kanë dalë nga vendosja e tritolit një ditë më parë në banesën e shtetases Frida Sala dhe djalit të saj Dori Sala.

Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se një prej pistave kryesore ku është përqendruar organi i akuzës dhe policia vendore e Shkodrës lidhet me aktivitetin e djalit të 62-vjeçares.

Sipas burimeve policia ka dyshime se kjo ngjarje që tronditi lagjen “Tom Kola” në orët e para të mëngjesit të 25 marsit ka të bëjë me përfshirjen e shtetasit Dori Sala në një kompani bastesh online.

Lufta mes grupeve kriminale për dominimin e basteve online dyshohet se ka sjellë edhe vendosjen e tritolit në banesën e këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *