• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët magazina e druve në Berat

Arkiva, Lajme



Një zjarr ka përfshirë një magazinë druri në lagjen Uznovë të Beratit.

Ishin banorë të zonës që kanë njoftuar ekipet zjarrfikëse dhe policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj.

Por duket se në ndihmë të zjarrfikësve ka qenë edhe moti, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, duke ndikuar kështu në izolimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *