• |
ide | kryesore

“Super” leku nuk lë monedhë pa nënçmuar, shihni me sa këmbehet sot

Arkiva, Lajme, Të fundit
kurs, Leku



Monedhat e huaja janë nënçmuar në raport me lekun këtë të martë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.37 lekë dhe këmbehet me 94.80 lekë.

Leku shfaqet i fortë edhe përballë monedhës evropiane, e cila sot po këmbehet me 102.9 lekë me rënie të lehtë nga një ditë më parë. Por në raport me fillimin e vitit zhvlerësimi është i madh, pasi në fillim të janarit euro këmbehet afër 105 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 105.23 lekë, ose 0.77 lekë më pak se një ditë më parë. Terren humbi edhe paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, duke prekur nivelin 120.05 lekë.



5 Comments

  1. narko eurot i kan qi robt vendit ama kane pasurauar ramen

    e cna duhet me shume nga jeta, euro 1 me 1 me lekun!

    popull kar jemi , te na rroje edi dhe ti marrin te keqen te tere edhe eron veliaj

  2. qe jeni injorant kjo duket ne cdo shkrim. Po nqs vleresohet kundrejt euros, eshte normale qe te vleresohet kundrejt te gjithave te tjerave qe ne pergjithsi mbajn kurs stabel me euron. Jan a,b,c-ja e leksioneve hyrese ne ekonomi. Gazetaret injorat shkruajn, jo vetem ndaj euros qe u mbicmua leku po edhe ndaj te tjereva. Hajde injorant hajde.

  3. kursi euros kundrejt te tjerave valutave te forta ne pergjithsi eshte goxha stabel. Kesthu qe eshte llogjike qe po u mbivleresua ndaj euros do mbivleresohet edhe ndaj te tjerave se ne te kundert krijon mundesi arbitrazhi. Keshtu qe hiqini keto tituj prej idjoti, kot pa pi lidhje. Arsyet pse mbivleresohet per momentin sipas rendesis: 1) leku i piset qe futet per pastrim ne ekonomi, 2) turizmi, 3) remitancat, 4) kapitalet/investimet e huaja 5) eksportet. Ne nje shtet normal, dy te fundit duhet te ishin te parat dhe turizmi i treti. Ne nuk jemi shtet normal.

  4. i falimentoi eksportuesit. I beri bosa importuesit (se nuk kan ulur cmimet edhe pse mallrat e importit tani kushtojn me pak ne lek). lehteson pagesat e borxhit publik, sidomos atij te jashtmit ne euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *