• |
ide | kryesore

Titulli i humbur në infermeri, për të shëruar Milan, Ibrahimovic zgjedh Tashjian

Sport
tashjian



“Nuk ka 14 pikë diferencë me Inter, renditja është kjo, sepse diferenca u bë mes nëntorit dhe dhjetorit kur ata morën 12 pikë dhe ne humbëm në shtëpi mea Udinese dhe Juventus dhe lejuam të rikuperohemi nga Napoli e Lecce. Ata u shkëputën dhe po e mbajnë pavarësisht momentit tonë”. Fjalët, plot keqardhje, ishin të teknikut Stefano Pioli pas fitores në Firence, që shpjegojnë mirë arsyen e diferencës së madhe të Milan nga kreu. Ajo që bllokoi kuqezinjtë mbi të gjitha në muajt e dimrit ishte seria shumë e gjatë e dëmtimeve. Kjo është arsyeja pse Zlatan Ibrahimovic vendosi të marrë masa duke emëruar Steve Tashjian, ish-shefin e performancës së ekipit kombëtar të SHBA-së, si konsulent.

Lajmi u raportua ditët e fundit nga Repubblica dhe tani vjen konfirmimi në rrjetet sociale edhe nga vetë personi në fjalë, puna e të cilit bazohet në ‘ndërtimin e ekipeve me nivele të larta të performancës’ dhe në ‘mentorimin e trajnerëve dhe grupeve të punës’: “Jam i kënaqur që njoftoj se do të jem konsulent në një projekt emocionues sportiv me performancë të lartë për AC Milan. Jam i nderuar të punoj në një klub kaq historik, një gjigant i sportit botëror”.

KUSH ËSHTË STEVE TASHJIAN

Ai e thotë vetë në biografinë e profilit të tij në Linkedin: “Kam kaluar dy dekada në sportin elitar, duke lidhur sisteme dhe procese me performancën e nivelit të lartë”. Puna e amerikanit bazohet në “ndërtimin e ekipeve me nivele të larta të performancës” dhe “mentorimin e trajnerëve dhe grupeve të punës”. Tashijan, i cili “ka jetuar në kontekste pune ku presioni është i lartë”, e përkufizon veten si MPT, “Master Personal Trainer” dhe FAFS, “Fellow of Applied Functional Science” (teknikat e qasjes ndaj vlerësimit, rehabilitimit dhe trajnimit për performanca neuro-muskuloskeletore). Në thelb një shkencëtar sporti.

KARRIERA NË BOTËN E FUTBOLLIT

Aventura e Steve Tashjian në botën e futbollit dhe sportit filloi në vitin 2007, kur ai zbarkoi në MLS i punësuar nga Columbus Creë me rolin e Kryetrajnerit të Fitnesit dhe detyrën për t’u kujdesur për rikuperimin e lojtarëve pas dëmtimeve (“Rehabilitimi në fazën e fundit “) . Pas dy vitesh ai fluturoi në Premier League për të punuar me Everton, që e caktoi rolin e End Stage Rehab Specialist dhe pas 5 vitesh në Angli u kthye në Columbus Crew, por me gradën Drejtor i Performancës së Lartë. Kërcimi i madh erdhi 4 vjet më vonë, në janar 2019, kur ai u bë Shef i Performancës së ekipit kombëtar të SHBA-së, duke ndihmuar për ta çuar atë fillimisht në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe më pas deri në 1/8 e turneut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *