• |
ide | kryesore

Një nga të plagosurit e sulmit në Finlandë, një fëmijë shqiptar i Kosovës

Arkiva, Lajme
Finlandë



Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në një shkollë të mesme në Finlandë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Në njoftim bëhet e ditur se Ministria, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Ditën e sotme një nxënës 12-vjeçar ka vrarë një fëmijë dhe plagosur dy të tjerë, në mesin e tyre dhe vajzën nga Kosova. Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzës, por sipas raportimeve të Reuters, gjendja e dy fëmijëve të plagosur është e rëndë” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashmte të Kosovës.

BBC raporton se një fëmijë u vra dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat. Policia tha se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se autor i dyshuar është gjithashtu një fëmijë i moshës 12 vjeç. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.

Prindërit u thanë mediave finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit, Helsinki. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *