• |
ide | kryesore

Berisha: Erion Veliaj të japë menjëherë dorëheqjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pensionistët, për të cilët tha se nuk u është rritur pensioni në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të shumta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj këtë premte. Berisha komentoi protestën e zhvilluar para bashkisë dhe kërkoi dorëheqjen e Veliajt pas skandalit të arrestimit të drejtorëve të tij të afërt.

“Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie. Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju. Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar!

Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës. Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër. Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti” – tha Berisha.

Ish-kryeministri përmendi edhe inceneratorët dhe tha se nuk Velaij nuk do të gjejë shpëtim.

“Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë. Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën. Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok.

A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan? Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time. Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot. Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty” – tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, Veliaj ka vendosur skemën e vjedhjes 100% të prokurimeve publike.

“Erion, ti meriton çdo epitet, çdo cilësor, por unë po e ruaj gojën time. Po çfarë mund t’u thuash ti qytetarëve që vendose skemën e vjedhjes 100% të prokurimeve publike o faqezi? Shqiptarët kishin dëgjuar Edi Ramën kryetar bashkie, “mister 20-përqindëshi”.

Shqiptarët kanë dëgjuar të tjerë, sot Edi Rama merr 30-përqindëshin, por nuk kishin dëgjuar kurrë që prokurimet t’i vjedhësh ti me bandën e kolegëve tu. I quan edhe kolegë, po ç’kolegë jeni ju mo, ju jeni hajna të pështirosur, turpi i njerëzimit. Po ke fytyrë ti mo të dalësh nga shtëpia jote, kur vodhe paratë me Mollën, me Tivarin, me djallin dhe të birin dhe i shndërrove në hotele me 5 yje?

“I shndërrove në pallate me qindra e qindra apartamente për t’u bërë milioner dhe miliarder me bandën tënde. Dhe kërkon që të mos ngutemi se nuk kanë dalë në gjykatë. O faqezi, gjykatës për ty është populli i Tiranës. Sa do të vjedhësh ti prapë, folu pak qytetarëve.

Pallatet me qindra apartamente në Kinostudio, sa i shitët? Pallatet në Tiranë në katër anët, sa i shitët, sa fituat? Po thuaju pak edhe tjetrën, sa shpenzuat për ndërtimin e tyre? Apo ua ndërtuan pallatet si pallatin e Linda Ramës pa asnjë faturë doganore, tatimore, ndërtimore, bankare, etj.

Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon! Jep dorëheqjen një minutë e më parë, o turpi i Tiranës, o turp i Shqipërisë. Të mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron vëllain e tij, mbron vjedhjet e tij. Por është fjala e nderit se në këtë betejë të ndalur nuk ka. Se Edi Rama do ketë fatin tënd. Dhe se të dy do merrni atë që meritoni” – tha Berisha që i ftoi qytetarët të protestojnë sërish pranë bashkisë së kryeqytetit.

 

“Ditën e enjte, në ora 11:00, Tirana te bashkia. Erion Veliaj në burg për zverku, për zverku! Miqtë e mi, ju e shihni pra, që përveç mosbindjes civile, përveç guximit, rrugë tjetër nuk ka. Atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë betejën. Ditën e enjte, në ora 11:00, Tirana te bashkia. Erion Veliaj në burg për zverku, për zverku!” – tha Berisha. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Mos, tani që e tha ky iku Erjon Veliaj.

    Po mos të flasë ky edhe mund te rebelohen Tiranasit – dhe duhet të rebelohen për këtë supër skandal. Por, momentin që flet Dr. Vdekja të paktën 80% e atyre që mund të dilnin qëndrojnë në shtëpi.

  2. Sali Berisha i imponoi protestës si udhëheqës vajzën e tij Argitën, një person “non grata” në SHBA, dhe Ilir Metën, një person kandidat për “non grata” dhe subjekt i drejtësisë. Të dy po ashtu, me një perceptim sterrë në opinion publik.Erioni te bej ate qe salihu beri me 21 janar kur ky e dha menjehere doreheqjen dhe u largua nga politika dhe sot eshte ne ballkon

  3. Une taksat e mia nuk i fal, do dal prape ne proteste dhe nuk me ha k fare pa ja rrasur me ca te gjej perpara pederastit Erion! Sa per ju moterqirat qe shani, jam nga Vlora keshtu qe po shate malok e cecen nuk me rruhet!

  4. Jo mer Berishe mos u tall, po iku Lali fiku te fiken edhe ty lejet e kullave. Apo e ke me gjasme, qerrata deri ne vdekje.

  5. O Ver llapa, ngaterron timonin e llogjikes qelli.isht or palle . Po kush i ka denoncuar e po denoncon kullat, vjedhjet, drogen e horrlleqet e ketij pushteti hajduto, mafioz me shume se Berisha.Ju, disa krimba te gjerizit qe e keni frike ciltersine Berishiane nga vertetesia e thenijeve e denoncimeve, merreni me shpifje e alibira si bije kurvi qe ini.Ju, si kafshe butake, a nuk shikoni se si sekti kameleon, klounat po vjedh e po robeton kete popull, a po ju mjafton ushqimi i gjerizit sektist.Me ket tregoni qe ju kodoshe se meritoni te quheni popull, por zgjyre e demokracise.Ju, e keta hajduto bandite e meritoni shporrjen me cdo forme, ndryshe, SHWIPERIA NE RREZIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *