• |
ide | kryesore

Bayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose

Sport
Klose



Duket se është koha e larjes së hesapeve në shtëpinë e Bayern Munich, ku Thomas Tuchel vazhdon të jetë në situatë shumë të vështirë. Trajneri i bavarezëve ka marrë një ultimatum, siç raporton AbendZeitung, motiv për të cilin nëse do të pësonte një disfatë ndaj Arsenal të spanjollit Mikel Arteta do të shkarkohej menjëherë. Në rast lamtumire, Miroslav Klose është tashmë gati për të udhëhequr gjermanët deri në fund të vitit.

Lexo më tej: Video/ Shkelm portës e gishti i thyer, Tuchel ironizohet nga presidenti i Bayern: “;Më mirë ai se lojtarët”

Humbja kundër Heidenheim ka zemëruar Bayern Munich, që mund të vendosë t’i japë fund bashkëpunimit me Thomas Tuchel para kohe. Këtë e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit bavarezë pak ditë para ndeshjes së Champions League kundër Arsenal. Tuchel do të jetë ende në pankinë për këtë ndeshje, por në rast humbje do të ishte e fundit për të. “Nuk mund të garantoj se do ta përfundojë sezonin. Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit”, ishin fjalët paralajmëruese të drejtorit teknik Max Eberl. Sidoqoftë, tani Klose mund të jetë shumë më pranë marrjes së pankinës prestigjioze, orët për Tuchel janë të numëruara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *