• |
ide | kryesore

Video/ Shkelm portës e gishti i thyer, Tuchel ironizohet nga presidenti i Bayern: “Më mirë ai se lojtarët”

Sport, Video
Tuchel



Kënaqësi e dhimbje për Thomas Tuchel në vigjilje të ndeshjes së kthimit për 1/8 e Champions League ndaj Lazios. Trajneri i Bayern Munich theu gishtin e këmbës, pikërisht para ndeshjes kundër bardhekaltërve, teksa mbante një fjalim motivues për skuadrën. Një ekzaltim i tepërt për 50-vjeçarin që goditi derën me shkelma: këtu ndodhi edhe dëmtimi fizik. “Isha i lumtur të bëja këtë sakrificë”, tha pastaj me shaka ish-tekniku i Chelsea dhe PSG në konferencën për shtyp.

Tuchel, i cili do t’u thotë lamtumirë bavarezëve në fund të sezonit, kishte çaluar në fushë dhe madje kishte përdorur edhe një qetësues, por pa e hequr këpucën sepse ishte i sigurt se do të ishte e vështirë ta fuste përsëri për shkak të ënjtjes. Presidenti i Bayern Munich bëri shaka për incidentin: “Shpresoj që të mos jetë shumë serioz. Por të jem i sinqertë, më mirë do ta shoh atë të thyejë gishtin e këmbës sesa një nga lojtarët tanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *