• |
ide | kryesore

Berisha: Rama po shkel marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pensionistët, për të cilët tha se nuk u është rritur pensioni në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj mbrëmjen e së dielës.

“Ju keni dëgjuar se si, rruga Ibë – Farkë kushtoi 30 milionë euro kilometri, ndërkohë që tuneli i Kërrabës që u ndërtua më parë kushtoi 13 – 14 milionë euro kilometri. Ju keni dëgjuar se unaza e Tiranës shkon 24 milionë euro kilometri. Ju keni dëgjuar se si, çmimi i rrugës Kardhiq – Delvinë nga 700 mijë euro që ishte në kilometrat që u ndërtuan para vitit 2013, kaloi në 5 milionë euro në kilometrat që u ndërtuan pas vitit 2013. Ju keni dëgjuar se si rruga Ersekë – Korçë nga 800 mijë euro kilometri, në 18 kilometrat e para që u ndërtuan para vitit 2013, kaloi në 5 milionë euro pas vitit 2013” – tha Berisha që theksoi se po shkelen rregullat e Stabilizim Asociimit.

“Kanë krijuar rregulla të cilat me të famshëm e-Albania, i përjashtojnë të huajt nga pjesëmarrja. Shpallin tenderin për 30 ditë ndërkohë që afati për të përkthyer dokumentet për kompanitë e huaja nga momenti i shpalljes së tenderit në e-Albania, është 38 ditë.

Prandaj dhe rrugët shemben, qytetarët vidhen. Prandaj dhe nuk ka rrugë të përfunduara. Por si mund të bësh këtë, si mund të pengosh kompanitë që ndërtuan Europën të ndërtojnë në vendin tënd? A është kjo një shkelje flagrante e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe pse? Për të vjedhur, për të vjedhur” – tha Berisha që nuk kurseu as SPAK dhe as kreun e saj Altin Dumani.

“Dumani i Tiranës është një nga kriminelët më të shpifur në historinë e shtetit shqiptar, sepse ai është bërë mburojë e atyre që vendosën modelin e vjedhjeve 100%. Dumani i Tiranës është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8%, një vit para se ajo të krijohej. Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral.

Dumani është garanti kryesor i krimit monstruoz elektoral të qeveritarëve. Dumani që qëndron në karrige në mënyrë anti-kushtetuese, në vitin 2016 kishte të deklaruar 3 apartamente. Ndaj dhe njëherë i them atij gazetari që duhet të skuqesh nga shqiptarët, që u fshihje edhe ato që kishte deklaruar vetë Dumani” – tha Berisha që ftoi qytetarët të protestojnë të premten përpara bashkisë së Tiranës.

“E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri. Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve. Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro” – tha Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *