• |
ide | kryesore

Bllokimi i shqiptarëve në kufi, Serbia me justifikim qesharak: Veç shtuam kontrollin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një arsyetim krejtësisht skandaloz ka treguar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë në lidhje me bllokimin arbitrar që u ka bërë qindra udhëtarëve kosovarë që po kalonin nëpërmjet Serbisë, duke e mohuar në rend të parë të kenë ndaluar ata.

Sipas një komunikate për media, siç e citoi KoSSeV, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë thotë se veç kanë kryer “kontrolle të shtuara” për gjoja “arsye sigurie”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, lidhur me pretendimet për ndalimin e autobusëve me shenja regjistrimi nga Kosova në pikat kufitare, thekson se këto pretendime janë të pabaza dhe se policia nuk ka ndaluar askënd ose të pengojë hyrjen dhe kalimin e ndonjë qytetari nga Kosova”, thuhet më tej në komunikatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *