• |
ide | kryesore

“Nuk e pashë”, Luis Enrique eviton kartonin e kuq që i dha fitoren e flet për Mbappé: “Deri sa nuk ka folur…”

Sport, Video
Luis Enrique



Trajneri i PSG, Luis Enrique, në zonën mikse u shfaq shumë i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin dhe kualifikimin e marrë në Champions. Francezët triumfuan 1-4, duke arritur një përmbysje të dyfishtë të ndeshjes së parë dhe avantazhin provizor të Raphinha : “Ne e nisëm mirë, e dinim që do të kishte shumë gola dhe ishim të përgatitur për çdo skenar. Para golit të tyre, ata nuk iu afruan golit asnjë herë. Megjithatë, me një aksion spektakolare ata shënuan. Ne kishim dëshirën për ta përmbysur dhe ia dolëm me kartonin e kuq të tyre dhe tifozët mund të jenë krenarë”.

“Përjashtim i drejtë? Nuk e di, nuk e pashë mirë dhe po mundohem të futem në vendin e arbitrit të ndeshjes. Bëmë një hap përpara, askush nuk mendoi se ishim favoritë. Rasti e do që ta luajmë kundër Dortmund, që fitoi grupin tonë – nënvizoi Luis Enrique -. Ata luajnë mirë, ne i njohim dhe do të jetë një ndeshje e hapur”.

Lexo më tej: Barcelona jashtë Champions, Xavi i tërbuar: “I kuqi për Araujo? Arbitri shkëtarroi punën e një sezoni”

Njeriu i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, e ardhmja e të cilit është ende një enigmë: “Le të presim që ai të flasë, situata ende po evoluon. Derisa nuk ka folur…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *