• |
ide | kryesore

Rama sqaron akuzat për Agaçin: Avokatët, kriminela mbrojnë jo njerëz të ndershëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeminstri Edi Rama duke zgjedhur vetë një televizion pranë qeverisë sëtij, u shpreh se në emisionin e RAI 3 u thanë shumë gënjeshtra që dëmtojnë Shqipërinë. Duke folur në Report Tv, Rama sa i përket akuzave se Ëngjëll Agaçi ka mbrojtur trafikantë dhe kriminelë, tha se në një sistem demokratik, avokatët nuk mbrojnë shenjtorët. Po ashtu theksoi se vendi ynë është goditur nga italianët, por me ndihmën e dhënë nga shqiptarët në Tiranë.

Pjesë nga Intervista:

Pyetja: Ju keni komunikuar për drejtorin e RAI. Mund të zbulojmë ndonjë detaj, si e priti telefonatën tuaj?

Rama: Natyrisht se nuk kisha se me kë komunikoja tjetër dhe nga ana tjetër nuk komunikova me drejtorin e RAI 3 për t’iu ankuar për ndonjë gjë që është punë e gazetarëve por për ti bërë me dije se një skandal i madh deuntologjik dhe etik ka ndodhur pasi përmes ekranit ju është përcjellë të gjithë atyre që e kanë ndjekur në Shqipëri dhe Itali një gënjeshtër e pafalshme për burimet e informacionit. Kanë pasur në dorë përgjigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë nga këto dhe kanë thënë që nuk janë përgjigjur. Ky është kulmi. E vetmja gjë ka qenë kjo dhe absolutisht asgjë tjetër.

Pyetje: Pse Ëngjëll Agaçi është vënë target i këtij sulmi sipas jush?

Rama: Është shumë e qartë që sulmi nuk do kishte ndodhur po të mos bëhej fjalë për një barrikadim politik në Itali midis të majtës dhe të djathtës në prag të zgjedhjes dhe goditja për paktin e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë, është një goditje për qeverinë italiane dhe jo shqiptare. Por tendenca për ta futur Shqipërinë aty si dëm kolateral dhe për ta lënë të kuptohet që ja me kë kanë bërë marrëveshje, me një qeveri ku ky ka qenë avokat i trafikantëve. Ndërkohë që unë nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës mbrojnë shenjtorët. Sistemi i së drejtës në demokraci e ka figurën e avokatit për të mbrojtur këdo dhe një avokat penalist nuk është dot kurrë i dënueshëm pse kryen një detyrë ndaj sistemit demokratik se përndryshe kthehemi në Shqipërinë e Enver Hoxhës ku figura e avokatit u dogj si shtrigat në mesjetë dhe u zhduk nga kushtetuta. Janë thënë gjëra të tjera të rënda, gënjeshtra, po nuk po i hyj këtyre. Shqipëria është goditur me duart e italianëve, por me mallin e dhënë nga shqiptarët këtu në Tiranë. Nga po ata shqiptarë që sa herë iu jepet mundësia në çdo hapësirë që krijohet kudo në botë, e bëjnë me paskrupullësinë dhe me një ndjenjë armiqësie ndaj vendit e cila projektohet si armiqësi ndaj meje dhe ndaj qeverisë. Kjo është ajo që ndjek Shqipërinë si mallkim.



5 Comments

  1. O padishah po nqs mendon se je ne te drejten tende dhe kane shpifur per veprat e tua gjigande , na bej nje zamet o padishah. Ne jyrop ligji funksionon me sa dime ne. Hidhi ne gjyq per shpifje . Apo ……. atje ska dallavere eeeee . Ah edwin edwin po te ha suma me shume se sa duhet edwin.

    1. Ka hall se i z ulohet skema qe eshte …
      1.merr te denuar mafjoze ne itali qe jane shqiptar dhe silli ne shqiperi
      2. Hiqu 10 vite burgim dhe liroji pa kryer denimin.
      3. Merru leke dhe viji ne sherbim te rilindjes
      4. Te tille mafjoze pa tjeter do habiten me pushtetin e pakufi qe i nxorri ata nga burgu
      5. Si te tille do i sherbejne rilindjes me perulesi.

      Pikerisht kete gje nuk bejne dot avokatet qe mbrojne kriminelat.
      Por ama e egzekuton ne menyre perfekte Agaci.

  2. Nuk eshte sulmuar vendi im, por TI, bashke me qeverine tende prej mafiozesh qe mw shume jane ne burgje e hetime

  3. Ore hajdut ti leme italianet, Kam nje pyteje! I keni blere qente qe gjejne njrez ne raste termetesh,apo prap i keni vjedh parate e qeneve kerkues? Une dyshoj se po ti kishit blere, do e trumpetonit si nje investim te madh te qeverise tende fanar ndriçimi ne bote, qe vjedh gjithçka…!

  4. ka plot avokate qe kane zgjedhur mos ta mbrojne kriminela dhe trafikante.
    Merren me ceshtje civile,tregtare,trashegimije etj
    Avokatet e Mafias nuk behen kurre gjyqtare ose punojne ne poste te larta shteti
    Kuptohet,per vende Demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *