• |
ide | kryesore

Ish-kreu i Agimit të Artë në Greqi pritet të dalë nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Agimit të Artë, partia e djathtë greke, Nikos Michaloliakos, pritet të dalë së shpejti nga burgu. Sipas Këshillit Gjyqësor të Lamias, Michaloliakos përmbush kërkesat ligjore për një lirim të shpejtë, pasi ka kryer 3/5-t e dënimit prej 13 vjetësh.

Prokurori grek ka kundërshtuar vendimin duke cilësuar se ndonëse kriteret formale përmbushen, ish-kreu i Agimit të Artë nuk ka shprehur asnjë pendesë për bindjet e veta dhe aktet e kryera, mes të tjerave edhe shkrimet e të dënuarit ku shpall se është dënuar për shkaqe politike.

Michalolaikos i ndalohet largimi nga Atika dhe ka detyrim paraqitje në komisariatin lokal. Ai u dënua në vitin 2020 nën akuzën e drejtimit të një organizate kriminale ndaj së cilës ngrihen pretendime për akte dhune.



3 Comments

  1. Si ka mundesi nje evgjit100%, te pretendoje se eshte race e paster ariane ….e pra kto evgjiter per faqesojne greKaret ,dhe prandaj keta i kane zet shqiptaret qe jane treçereku i popullsise autokton ne ato territore te invazuara nga kjo race evgjiterisht te cilet i kane rrembyer dhe historine antike e mitike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *