• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Balla në korridor, refuzon dëshminë për TIMS

Arkiva, Lajme, Të fundit


Disa muaj më parë, Taulant Balla dilte garant se asgjë nuk ka ndodhur me sistemin TIMS dhe se Ervin Muça nuk kishte bërë asnjë veprim të paligjshëm. Por tani që është thirrur të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar për këtë çështje, çfarë dinte dhe pse e mbrojti Muçën, Taulant Balla refuzon të flasë nëse kamerat janë ndezur. Ai thotë se ka të dhëna sekret që mund t’i zbulojë në dëshminë e tij, që nuk mund të bëhen publike.

A është ky një pretekst apo Balla tani druhet se çfarëdo mund të thotë për TIMS mund të përdoret kundër tij? Kjo mbetet për t’u parë, por për momentin socialistët braktisën komisionin hetimor dhe kërkuan pushim. Ndërsa Balla rri në korridoret e kryesisë së kuvendit dhe refuzon të mbrojë deklaratat që ka bërë në mbrojtje të një personi që aktualisht është në arrest shtëpie.

Ndërhyrja në TIMS është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës që ka arrestuar ish-drejtorin e teknologjisë në Ministrinë e Brendshme Ervin Muça pas ndërhyrjes së ambasadës amerikane.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *