• |
ide | kryesore

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes Tiranës dhe Prishtinës është riaktivizuar sërish, duke marrë këtë herë si pretekst një episod të ri të një refreni të vjetër: atë se kokfortësia e kryeministrit të Kosovës po thellon çarjen me perëndimin. Shkak për valën e kësaj here është bërë refuzimi që i shteteve kryesore të BE, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti po akuzohet se i tha një “JO” të prerë futjes së një kushti të ri, atij të ndërlidhjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kriteret e pranimit në KiE. Ai e etiketoi si “absurd” këtë pretendim dhe nuk pranoi të bëjë pazar për të marrë antarësimin në një organizëm të rëndësishëm të kontinentit, në këmbim të bosnjëzimit të vendit të vet.

Lexo me tej:

Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE 

Natyrisht, pavarësisht nga arsyet apo justifikimet, “JO”-ja e tanishme nuk është një lajm i mirë. Mospërfundimi i antarësimit të plotë pasi pjesa dërrmuese e asamblesë parlamentare ka votuar me shumicë dërrmuese pro Kosovës, i jep gjithësecilit të drejtën të flasë për një dështim. Por, përtej këtij konkluzioni sipërfaqësor, konteksti dhe rrethanat e këtij refuzimi duhen analizuar.

Në radhë të parë ato krijojnë një kontradiktë sistemore mes deputetëve të asamblesë parlamentarëve që votojnë dhe vendimmarrjes të qeverive që shërbeu si veto. Ajo e shndërron në absurd krejt procesin e antarësimit në KiE. Së dyti, ajo nxjerr në pah edhe një kontradiktë tjetër. Dihet se Këshilli i Evropës ka në fokus të tij të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Si i tillë antarësimi i Kosovës në të do të nënkuptonte automatikisht më shumë garanci edhe për serbët lokalë. Prezenca në KiE dhe futja  automatikisht në juridiksionin e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut do i mbronte ata më shumë edhe sesa vetë asocacioni i i kërkuar me këmbëngulje nga Beogradi. 

Por duket se vendet kryesore të perëndimit janë të gatshme të testojnë edhe dobësinë e institucioneve të tyre edhe të injorojnë interesat konkrete të qytetarëve serbë të Kosovës, vetëm për të arritur një qëllim: të vazhdojnë përpjekjen e kotë për të përkëdhelur Aleksandar Vuçiçin, që i shntazhon sistematikisht pqrmes aleatëve të tij Putin dhe Xi Jimping.  

Duhet të jemi realistë, kushti për të penguar Kosovën si anëtare të 47 të Këshillit të Evropës ka qenë një lobim i hapur i Beogradit. Për interesa gjeopolitike fuqitë evropiane e pranuan atë. Ashtu sikurse pranauan marëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit, pavarësisht se Vuçiçi e kishte krahun e sëmurë për ta nënshkruar, ndërsa Prishtina qe e gatshme ta bënte. Këto standarte të dyfishta u panë edhe në kërkesën gojore, ndryshe nga sa parashihnin draftet e planit franko gjerman, për të filluar së pari punën me asociacionin. Ato u theksuan më tepër me fajësimin e Kosovës për krizën në katër komunat veriore, ndonëse dukej qartë se Beogradi ishte ideatori i kaosit të krijuar. Ato kulmuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës dhe me ledhatimin e presidentit serb, edhe pasi ky dërgoi paramilitarët e vet, të kryesuar nga Radioçiç të kryenin sulmin terrorist në Banjskë.

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç  

Pra e gjithë kjo kronologji të çon në një konkluzion të stërthënë, të pranuar në mënyrë të zëshme edhe nga shumë politikanë dhe analistë në Evropë e SHBA, atë të kristalizimit të një politike prendimore që do të sakrifikojë interesat e Kosovës me shpresën për të mos lënë të dalë nga vatha Vuçiçin.

Ky është edhe thelbi i konfiktit të fundit me veton për antarësimin në KiE, që Franca dhe Gjermania e kushtëzuan, papritmas, me shpënien e draftit për asocacionin në Gjykatën Kushtetuese.      

Pyetja që shtrohet përpara të gjithë armiqve, kritikëve të Albinit apo servilëve të shpallur të fuqive të mëdha është: çfarë duhet të bëjë një lider kosovar kur atij i kërkohet, nga aleatët e vet, të nënshkruajë koncesione në favor të Serbisë? Ti bindet qorrazi? Apo ti rrezistojë me koston jo të lehtë të sanksioneve personale dhe vonesave për vendin? 

Pa zgjidhur këtë dilemë nuk mund të kesh një pozicion të ndershëm dhe të drejtë në raport me veprimet dhe aktet e Kurtit. Ndaj tij mund të jesh i ashpër, t’i kërkosh politikisht madje dhe kokën, ti vësh në dukje shkarjet në koherencë, taktizimet për të fituar kohë, piruetat për të shmangur trysninë e tmershme ndërkombëtare, por nuk mund ti kërkosh asesi shitjen e mandatit për të cilin është votuar.

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti? 

Se ç’ndodh në raste të tilla e kemi parë shpesh herë, madje e provoi së fundi edhe fati i LSDM në zgjedhjet në Maqedoni. Forca politike që sillen si lakej të ndërkombëtarëve, në të kundërt asaj që do dhe kërkon populli i tyre, rrezikojnë të zhduken nga harta elektorale. Përpos kësaj, ata i hapin rrugën partive dhe rrymave gjithnjë e më nancionaliste dhe anti perendimore.

Mund të duket tejet paradoksale, por ajo që kritikohet si rezistenca kokfortë e Albin Kurtit, po e mbron Kosovën nga ngjizja e sentimenteve kundër vendeve aletate për shqiptarët. Duke i thënë atyre jo për polotësimin e kërkesave të Serbisë qeveria e Vetëvendosjes po ruan vazhdimsinë e besimit tek SHBA dhe BE. Pikërisht kjo vlen edhe për mospranimin e veçimit së Asociacionit nga paketa e marrveshjes që pretendohej se do të prodhonte njohjen “de facto” të Kosovës. E këtu duhet qëndruar, qoftë edhe me çmimin e padrejtë të vonesës së antarësimit në KiE.   

©Lapsi.al


25 Comments

    1. O kurvë, mbylle halen se mutrat si ti e rilindasit, nuk mund të japin gjykime për interesa kombëtare e dinjitet shtetarësh, se ju njihni vetëm hajdutë që shesin edhe fëmijët për interesa personale!

    2. Perkundrazi, tregon nje koherence kokeforte politika dhe me arsyetim bazuar ne referenca konkrete: Shiko ku ka vajtur Bosnja dhe Herzegovina. Kjo nuk eshte zgjidhja per shqiptaret mbare e kend. Por mund te jete zgjidhje me shume perfitime per Eskobare te korruptuar nga Serbia etj me radhe. Serbia e ka avaz te vetin pozicionin e terroristit qe ndjell luftera. Por duke pare se kusherinjt e kujt jane – te rusit – afermendsh qe Kurti ka vetem suksese ne perballjen dinjitoze qe i ben kujtdo qe i del kunder jo vetem shqiptareve te vet, por historise vete.

    3. Me te vertete “nje humbje katastrofike” per KOSOVEN dhe SHQIPTARINE, Avropi nuk e antaresoi ne OJQ/KiE. KOSOVA nese anyaresohej do t’i bashkohej gjiganteve te perparimit, mireqenies dhe demokracise, shteteve antare ne KiE, sic jane; Armenia & Moldavia. Do te jepte gjysmen e territoreve te veta deri ne Mitrovice, Serbise, do te vepronte sic vepruan Azteket dhe Majate, qe ne kembim te copave te pasqyrave i jepnin ar dhe argjend konkuistatoreve/ vrasesve, barbareve, krimineleve te Avropit. O Avrop moj k*rve e motit sic thoshte Fishta, me A. KURTI te ka mbetur sharra ne gozhde se ate se blen dhe se shantazhon dot, KAQ!

  1. Ardhja ne pushtet e Vmro(pro serbe ) u ndihmua nga bini me perçarjen e faktorit shqiptar.Megjithate ,kryesorja eshte qe aleati gjigand I krejt kombit shqiptar SHBA ,do ti fusi hurin rusit edhe krejt klyshave antishqiptare te rusit ne ballkan dhe trojet shqiptare. Vetem respekte per UÇK dhe krejt luftetaret e lirise qe luftuan kunder qelbesires millosheviç .

    1. Ka qënë një barcoletë që Italiani dhe Gjermani e kapën Lepurin shpejt në një garë me Shqiptarin. Kurse, Shqiptarin e gjeten duke torturu dhelpren që ti thoshte ku është Lepuri. Edhe ti (e shumë analistë) me këtë këtë kush e ka fajin po i bini dhelprës.

  2. Kur nisesh për dikund nuk mbërrin aty me frymë të shenjtë, por merr vendime, bën zgjedhje, pyet njerëz të besueshëm per udhëzime, shikon ndonjë hartë, pyet ata që kanë qënë përpara, pastaj ndoshta mbërrin. Nuk mbërrin kurrë aksidentalisht.

    Albin Kurti e solli Kosovën këtu ku e solli sepse i besoi arrogancës së vet, nuk pyeti asnjëri, ofendoi të gjithë që mund ta ndihmonin, ra në kurth pas kurthi, nuk bëri dot një plan për të arritur qëllimet dhe, në fund fare dështoi, siç është paralajmëruar vazhdimisht. Ky është gabimi i pafalshëm i Albinit, jo zgjedhja që ka përpara tani. Tani kjo punë është e mbyllir sepse e bitisi Albini. Nuk ka rëndësi kush është kryeministër sepse zgjedhja është ose ky plani i Lajçakut ose më vonë autonomi të plotë për veriun e Kosovës.

    Ka mbetur për të thënë vetëm – ‘për hajër Albinin’.

  3. A nuk do ishte me mire per Kosoven qe te flitej ne nje gjuhe nga te gjithe kosovaret me dhe pa parti? Edhe presioni nderkombetar do terhiqej nese ata nuk do kishin shpresa se me renien e Kurtit nuk do ndryshonte politika kombetare e vendit.Atdheu mbi gjithshka!

    1. Je në një anije të vogël, përpara ke një anije gjigande që po vjen përballë. Nëse të gjithë në anijen e vogël vendosin njëzëri që edhe ata ti bien përballë, do ishte më mirë mendon ti?

  4. Bota na ushqen she NE udheheqim.
    Kalova lumin te dhjefsha kalin ka vdekur.Askush nuk te beson.
    Albini eshte i mire nqs do te clironte vete Kosoven dhe Serbia te quhej pale e humbur.
    Por ta marresh shtetin ne pjate dhe te besh sallate nuk te le njeri.Shto ketu dhe fodullekun injorant qe ka Kurti..
    Me fjalime jemi mire.

  5. Jane nja 10 surtna analistesh qe shkumbojne shkume nga goja kunder Kurtit ne Shqiperi! Rama me mrekulloi kur ja dha doren Kurtit gjithe pordhe katunaresh. Ka veshje e shtirje evropjane por rrenjet te barbarizmi e demaskojne. Kam bindjen se nuk i rruhet kujt per fatin e Kosoves, thjesht nuk e durojne dot personalitetin, krenarine, ndeshmerine, e mbi te gjitha qe nuk eshte hajdut ky “maloku” prej Kosove.

    1. Tamam! Albini është personifikim i atdhetarit dhe shtetarit shqiptar ku përballja e ramutit me të e nxjerr se çfarë langaraqi kemi km ne në Shqipërinë-hale neokomuniste!

  6. Minoritete etnike me rreth 5% të popullsisë si serbët në Kosovë, ka pothuajse në të gjitha vendet europerëndimore.
    A keni dëgjuar që për minoritarët etnikë në shtetet e BE të kërkohen “asociacionet” e modelit serb në Kosovë ?
    Është pranuar nga historiografia europiane, se në gadishullin tonë, ilirët kanë banuar në pjeën më të madhe të territoreve të “Ballkanit” të sotëm më së paku të thuhet, që para lindjes së Krishtit.
    Sllavët kanë filluar të zbresin në Gadishullin ilirik , diku nga fundi i mijëvjeçarit të parë.
    Kjo nuk do të thotë sigurisht që ne shqiptarët , pasardhës të ilirëve të pretendojmë që të na kthehen të gjitha teritoret e fiseve të banuara nga ilirët
    Ama “jugosllavët e ardhur” që kanë mbi 1000 vite që banojnë në Gadishullin Ilirik, dhe kanë krijuar shtetet e historinë e tyre, duhet të ishin sëpaku mirënjohës për ilirët (shqiptarët) që i pritën me solidaritet njerëzor.
    Problemi është se veçanërisht serbet, pretendojnë se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve.
    A mos paskan qenë serbët banues të vjetër ilirë të Gadishullit ilirik, siç e kanë quajtur gjeografët e historianët gadishullin tonë deri para 200 vitesh ?
    Vetë fakti që sot Rusia i konsideron serbët si pjesë e trungut të saj etnik, është një tregues që këta nuk janë pasardhës të ilirëve ashtu siç mashtrojnë popullin e tyre pseudohistorianët.
    Historianët e vjetër grekë, kanë shkruajtur se viset ilire të epirotëve, makedonasve, dardanëve e deri dalmatëve në veriperëndim të gadishullit, flisnin një gjuhë, ilirishten e nuk përmendet asnjë fis sllav.

  7. Albin Kurti i ka premtuar Kosoves Vetvendosje, eshte votuar nga kosovaret per Vetvendojne e po qeveris me Vetvendosje.
    Kjo ve ne siklet Beogradin e kopilicat e tij ne Tirane duke vertetuar ate deklarim qe ka bere gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se – “Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe Serbia ka patur ne Tirane qe nga koha e Pashiqit (1913)”

  8. Dosja britanike e Berishës “non-grata”: Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër,faktet qe salihu e sorollopi i tij te rrugica te lexojne dosjen dhe te dalin per revolucionin e rradhes

  9. Këta janë mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës këtë të martë, të mbledhur për të rrëzuar Erion Veliajn.

    Braktisja që i është bërër Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë nuk ka nevojë për më shumë koment.Te zhduket nga faqja e dheut familja komunisto serbe dhe neokomuniste e salih ram berisha e vetmja familje kriminale post diktature,por neokumunisti salih i takon te ngordhe si Qeni serb ne ballkon atje te jape shpirtin vetem shkatarrimit qe i beri ky prones publike,private ky e meriton dhe me keq,vdekshin komunistet te lyer ne blu.

  10. të prekje Ervis Martinajn, i binte të prekje Sali Berishën sepse është nipi i Liri Berishës. Nga ana tjetër, avokati thotë se personazhet të cilët ka arrestuar SPAK mund të hapin “Kutinë e Pandorës” për shumë krime e vrasje të pazbardhura. Ai thotë se ndihmë të madhe do të japin dhe shërbimet e huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *