• |
ide | kryesore

Video/ Inter barazon në ditën e festës, Dumfries prish planet e Tudor dy minuta nga fundi: rezultatet e Serie A

Sport, Video
Dumfries


Në ditën e festës së titullit të zikaltërve në San Siro, Inter dhe Lazio ndanë pikët në javën e 37 të Serie A, duke barazuar 1-1. Pas tre ndërhyrjeve vendimtare të Provedel, skuadra e Tudor gjeti avantazhin në minutën e 32′ me një goditje në hyrje të zonës nga Kamada. Në pjesën e dytë, një shtyllë i mohoi Lautaro Martinez golin, por pak pasi rrezikoi të pësonte golin e dytë me kundërsulmin e Castellanos (i mbyllur nga Pavard), Inter arriti të shmangë humbjen me një goditje me kokë të Dumfries në minutën e 88′. Për Lazion e Tudor, një pikë që komplikon planet e tyre për vendin e gjashtë.

Inter nuk mund të kombinojë fitoren me ceremoninë e ndarjes së trofeut të Serie A. Lazio kafshon duart për vetëm një pikë të fituar. Barazimi 1-1 në Giuseppe Meazza nuk lë askënd të kënaqur, edhe pse për kampionët e Italisë 90 minutat kundër bardhekaltërve janë në thelb një etydë në ditën e buzëqeshjeve të mëdha në San Siro. Barazimi përfaqëson një ndeshje të hapur dhe të luftuar, sepse djemtë e Igor Tudor kishin nevojë për pikë për të besuar në arritjen e Champions League dhe nuk dëshironin të bënin partnerin e sparringut të së dielës për kryesuesit e kampionatit.

Lexo më tej“Klubi në rrezik”, Zhang nuk shlyen dot borxhin e i shkruan letër tifozëve. Marotta: “Ditë e tmerrshme”

Megjithatë, kur Valentin Castellanos humbi një mundësi të madhe për të dyfishuar epërsinë dhe Denzel Dumfries shënoi golin e barazimit në minutën e 88′, u grumbulluan mjaft arsye për t’i bërë zikaltrit të buzëqeshnin më shumë se bardhekaltrit. Rezultoi kështu iluzionues avantazhi i Daichi Kamada në pjesën e parë, ndërsa vlen të përmendet gjithashtu shtylla e Lautaro Martinez në pjesën e dytë.

Serie A Italy

Sassuolo 0-2 Cagliari
Monza 0-1 Frosinone
Udinese 1-1 Empoli
Inter 1-1 Lazio


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *