• |
ide | kryesore

Kapen 320 kg kókainë në portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet një shqiptar

Lajme, Të fundit


Policia greke është duke zhvilluar një operacion policor pas kapjes së 320 kg kokainë në orët e para të mëngjesit në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”. Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba edhe i një autobusi turistik.

Ne vitin 2017 policia greke zbuloi 635 mijë pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua të enjten për kokainën në Pire.


2 Comments

  1. Ska faj Balla, ai siguron vetem kalimin nga porti e ketej. Ti kishit marre mire masat. Deri me sot Balla nuk ka penguar asnje ngarkese. klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *