• |
ide | kryesore

Video/ ‘Luftë’ në derbin e Pireut: invazion e goditje e arbitrit në gjenitale, “faji” i presidentit të Olympiacos

-Instant, Sport, Video
olympiacos



Ndodhi praktikisht gjithçka në Athinë gjatë dhe në fund të një prej ndeshjeve derbi më të ndjerë në futbollin grek. Olympiacos dhe AEK sfidoheshin për playoff-in e titullit të Super League helene. Por ndeshja përfundoi në një guerrilje të vërtetë, me një pushtim masiv të fushës dhe ndërhyrjen e nevojshme të forcave të rendit. Ishte presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis, ai që nisi trazirat.

Ishte minuta e 82′ e derbit të Pireut, me Olympiacos në avantazh 1-0, kur arbitri italian Daniele Massa akordoi penallti për AEK me ndihmën e VAR. Presidenti i vendasve Marinakis nisi të debatonte ashpër me arbitrin e katërt. Më pas në shenjë proteste nisi në mënyrë të pabesueshme të hidhte topa në mesin e fushës, ndoshta me synimin për të ndërprerë ndeshjen. Një sjellje që shkaktoi një kaos të vërtetë.

Në fishkëllimën e fundit të ndeshjes që pastaj përfundoi 1-3 në favor të AEK, ndërsa drejtuesit e Olympiacos protestonin te arbitri dhe bashkëpunëtorët e tij, tifozësh bardhekuq pushtuan fushën e Karaiskakis. Ata hodhën në fushë gjithcka mundën, përfshirë edhe ulëset e stadiumit athinas. Në atë moment ndërhyri policia greke, e cila në përpjekje për të shpërndarë ultrasit përdori edhe gaz lotsjellës. Tifozët u kundërpërgjigjën, ndërsa lojtarët dhe drejtuesit vrapuan për në dhomat e zhveshjes.

Olympiacos u pozicionua duke sulmuar arbitrin Massa dhe Federatën Greke të Futbollit me një deklaratë shumë të ashpër: “Sot edhe të verbërit kanë parë se çfarë po ndodh në futbollin grek. Falsifikim, vagabondazh dhe të paligjshmit kanë provuar se nuk kanë skrupuj. Ju thamë se bota jonë është një kazan që zien! Ata akorduan penallti në një aksion ku nuk ka kontakt. As nuk shkuan te VAR për të kontrolluar një faull të qartë të kryer para golit të AEK. E gjithë Greqia u ndje e neveritur. Vagabondët e Epo dhe qeveria në pamundësi për t’u marrë me ta, vranë futbollin!“.

RELACIONI I ARBITRIT ITALIAN

Duhet nënvizuar sesi në raportin e gjatë të përpiluar në fund të ndeshjes së çmendur, arbitri Massa, veç hedhjes së sendeve, tymit dhe pushtimit të tifozëve, saktësoi se ishte goditur në pjesët intime: “Duke hyrë në tunelin ku kishte shumë njerëz, ndjeva një goditje në organet gjenitale pa e ditur se nga kush vinte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *