• |
ide | kryesore

Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Paparazzi, Slider


Heidi Baci ka reaguar për herë të parë pas përfundimit  të “BBVA 3”.

Përmes rrjetit social, Instagram, Heidi ka publikuar një video duke falenderuar fillimisht  të gjithë dashamirësit që e mbështetën gjatë qëndrimit në reality show.

“Më vjen keq që nuk kam postuar më parë, por këto ditë kam pasur disa probleme shëndetësore me sytë dhe kjo është arsyeja pse unë mbaj syze, madje edhe dje në party kam qenë me syze dielli. E kam gjendjen paksa të rënduar,” thotë Heidi teksa largon syzet për të treguar përmes videos situatën.

“Mund të jetë ndonjë infeksion nga stresi, se di. Unë do kthehem së shpejti, por mbi të gjitha doja t’ju falënderoja shumë të gjithëve. Ju dua shumë! Zhdukja ime është vetëm për arsye shëndetësore. Sapo të marrë veten do jem më shumë prezente. Ju vlerësoj pafund të gjithëve”.

Heidi Baci ishte një nga pesë finalistet e “BBVA 3”. Ajo  u eliminua pas një votimi kokë më kokë me aktorin Julian Deda.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *