• |
ide | kryesore

Barcelona zyrtarizon trajnerin që e turpëroi 8-2: kontratë dy vjeçare për Hansi Flick

Sport, Video
Flick


Barcelona ka zyrtarizuar ardhjen e Hans-Dieter Flick në krye të pankinës katalanase, si pasuesi i Xavi Hernandez. Lajmi ishte tashmë i mësuar, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot. Tekniku kampion Europe me Bayern Munich në vitin 2020, tani do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë me blaugranat.

Pas lamtumirës së furishme të Xavi Hernandez, klubi blaugrana ka vendosur të besojë në përvojën e Flick, i cili ka një vit jashtë fushës pas përfundimit të përvojës së tij jo bindëse si trajner i Gjermanisë. Barça njoftoi punësimin e 59-vjeçarit nga Heidelberg, duke thënë se besojnë në stilin e tij intensiv dhe të guximshëm të lojës, i cili e lejoi atë të fitonte një tripletë historike me Bayern në vitin e pandemisë, më pas i kurorëzuar nga sukseset në Superkupën e Gjermanisë, Superkupën UEFA dhe Botërorin për Klube.

Lexo më tejKatër emra për pankinën e Barcelonës: Motta, De Zerbi, Conceiçao e Flick pasuesit e mundshëm të Xavit

Tifozët e Barcelonës e mbajnë mend mirë atë skuadër, e cila i dha një humbje të bujshme 8-2 ndaj Messi dhe shokëve të tij të skuadrës në çerekfinalen me një ndeshje të Champions League 2019/20. Flick, për më tepër, do të rigjejë në skuadër Robert Leëandoëski, i cili me të në pankinë shënoi shifrën mbresëlënëse prej 103 golash në dy sezone, duke marrë në shtëpi Këpucën e Artë në vitin 2021. Flick do të jetë trajneri i tretë gjerman në historinë e Barçës pas Hennes Weisweiler (1975/76 sezonin) dhe Udo Lattek (të cilin ai e drejtoi midis 1981 dhe 1983, duke fituar një Copa del Rey dhe një Kupë Kupash).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *