• |
ide | kryesore

Katër emra për pankinën e Barcelonës: Motta, De Zerbi, Conceiçao e Flick pasuesit e mundshëm të Xavit

Sport
Zerbi



Te Barcelona kanë filluar të planifikojmë të ardhmen, pas njoftimit të lamtumirës së teknikut Xavi në fund të sezonit. Përtej deklaratave faktike, me të cilat drejtuesit bënë të ditur se nuk kishin lëvizur ende për të kërkuar një trajner të ri, duket qartë se sondazhet tashmë kanë nisur. E pikërisht në lidhje me preferencat e klubit, shtypi katalanas ka nisur të zbulojë emrat e parë. Mes të preferuarve blaugrana është edhe Thiago Motta, kontrata e të cilit me Bologna skadon në fund të sezonit dhe Roberto De Zerbi, i cili është i lidhur me Brighton deri në vitin 2026.

SITUATA E KANDIDATËVE

Italo-braziliani nuk ka rinovuar ende marrëveshjen me emilianët dhe është në pritje të një oferte nga një ekip i madh. Te Barcelona ai luajti nga viti 2001 deri në 2007, duke fituar ndër të tjera dy kampionate dhe një Champions League. Kështu, një rikthim në Camp Nou do të ishte një hipotezë mjaft sugjestionuese, si dhe ekonomikisht e dobishme.

De Zerbi, në anën e tij, ka punën e shkëlqyer të bërë te Brighton në dy sezonet e fundit. Përkrahjet e përsëritura nga Pep Guardiola, dikë që në Katalonjë e dëgjojnë gjithmonë me vëmendje të madhe. Për ta rrëmbyer nga Premier League, si pasues i Xavi, duhet të paguhet klauzola e lirimit. Muajt e fundit u fol për rreth 13 milionë euro. Pastaj i duhet garantuar edhe një pagë më e lartë se ajo që merr te Brighton, mbi 2 milionë euro. në sezon.

Një tjetër rrugë shumë e qëndrueshme mund të jetë ajo që të çon te Sergio Conceiçao. Portugezit i skadon kontrata me Porton. Një gjë që mund të vlejë në preferencën për të, është se ndërsa mbante fanellën e Dragons, ndante dhomën e zhveshjes me Deco (në 2004), drejtori aktual sportiv i Barçës.

Momentalisht më i largët është pozicioni i ish-trajnerit të Gjermanisë, Hansi Flick. Një zgjedhje e befasishme mund të jetë Imanol Alguacil, i cili ka pesë sezone e gjysmë në krye të Real Sociedad. Emri i baskut mund të mos i ngrohë shumë tifozët, por do të garantonte më shumë përvojë dhe njohuri për kampionatin spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *