• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja nga zjarri në spitalin e Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkodrës


Kanë dalë detaje të reja nga zjarri që ra mbrëmjen e kësaj të mërkure në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 19.30 ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.

“Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit” – u tha në një reagim të policisë së Shkodrës.

Ndërsa nëndrejtori i spitalit të Shkodrës Lush Marku thotë se nuk ka rënë fare zjarr, por sipas tij ka pasur tym që ka dalë nga dhoma e paneleve diellore. Sipas tij, të gjitha shërbimet spitalore janë në punë nuk ka pasur asnjë problematikë. ©LAPSI.al

Përfshihet nga zjarri Spitali Rajonal i Shkodrës, krijohet panik tek pacientët. Ja si paraqitet gjendja... - Gazeta Shqiptare Online Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, pacientët të panikosur |

Zjarr në spitalin e Shkodrës – Balkanweb.com – News24


1 Comment

  1. lush marku nen drejtor i spitale , turp socialista ish komunistat po e masakrojne shkodren me kuadro te neveritshm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *