• |
ide | kryesore

Mocioni me debat për sulmet ndaj gazetarëve/ Nikolla rrëzon kërkesën e opozitës

Lajme, Të fundit


Kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve, është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave.

“Kërkesa juaj konstatohet prima facie që nuk lidhet me çështje të veçanta, që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

Në përgjigje, deputetja Ina Zhupa që bëri kërkesën, u shpreh: ‘E di që njohuritë tuaja janë shumë të cekëta, por minimalisht duhet të pyesnit juristët dhe do duhet të konsultoheni me stafin e Kuvendit kur shkaktoni këtë precedent. Në cilën pjesë të rregullores e keni lexuar që mocionet me debat bëhen vetëm për veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ju keni vetëm një të drejtë, në rezolutën e fundit folën vetëm për rezolutën e korrupsionit, veprimtari e Këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi. Në jurisprudencë zonja kryetare, rregulloja e Kuvendit është që secili nen lexohet në tërësinë e vetë dhe rregulloja në cilësinë e vetë’, tha Zhupa.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *