• |
ide | kryesore

PD: Dënojmë shantazhet e fushatën e Veliajt kundër Ola Xamës dhe reporterëve

Lajme, Të fundit
këshillit, në PD



Partia Demokratike ka reaguar ndaj fushatës shantazhuese të kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, e cila publikoi pjesë të dosjes së SPAK.

PD dënon me forcë fushatën shantazhuese të Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama dhe ndaj gjithë reporterëve.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike reagon me shqetësim dhe e dënon me forcë fushatën shantazhuese dhe intimiduese të kryebashkiakut Veliaj kundër gazetares së lirë Ola Xama dhe kundër të gjithë reporterëve të guximshëm që denoncojnë abuzimet e tij dhe të pushtetit.
Përshëndesim reagimin e njëzëshëm dhe solidar të të gjitha organizatave të mbrojtjes së lirisë së medias në botë dhe atyre kombëtare, dhe u kujtojmë se te Partia Demokratike do gjejnë një aleate në luftën për lirinë e medias dhe të shprehjes dhe kundër agresionit të Rama-Veliajt për heshtjen, blerjen dhe shantazhimin e zërave kritikë të pushtetit në media dhe shoqëri.
Erion Veliaj në këtë pikë është recidivist. Sa herë media publikon gjurmë të shkeljeve të tij ligjore ai hidhet në sulm. Duke pasur mbrojtjen, fatkeqësisht, të një pjese të mirë të medias, të cilën e ka blerë me favore dhe shtrëngime të ndryshme, në krah të tij dhe kundër kolegëve gazetarë të guximshëm angazhohen edhe ‘tualetet mediatike’ të Bashkisë së Tiranës.
Përpëlitjet e Veliajt janë spazmat e fundit që kanë kapur atë dhe të gjithë të përfshirët më mega-aferën e inceneratorëve pas arratisjes së Arben Ahmetajt. Veliaj, sic dëshojnë dokumentet e SPAK, është edhe propozuesi i skemës së inceneratorëve. Është radha e tij që të lëshohet nga Rama, i cili do t’i sakrifikojë të gjithë për të ruajtur veten, dhe kjo e bën nervoz.
Të quash zonjën Xama ‘vrasëse me pagesë’, sic ka bërë ai në mesazhe drejtuar gazetares, një gjuhë më pas që e përvetësuan ‘shokët e lalit’ me gazeta, portale dhe anale mediatike, është si guximi i atij që ka pushtet të pakontrolluar, ashtu edhe dëshpërimi i atij që e njeh veprën e vet dhe ka frikë prej saj.
SPAK ka vetëm një detyrë: të mos tërhiqet, edhe pse me siguri, edhe atyre u kanë shkuar mesazhe si të Ola Xamës.



1 Comment

  1. Ka vetem 2 rruge, nqs SPAK hap proces kunder Veliajt dhe gjykata e denon si te famshem atehere gazetarja ka te drejte e te gjith duhet ti kerkojme ndjese, nqs SPAK nuk hap procedim per Veliaj ose nqs gjykata nuk e denon por e shpall te pafajshem atehere gazetarja duhet te kerkoje ndjese publike dhe Veliaj ka te drejte ta hedhi ne gjygj per shpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *