• |
ide | kryesore

Mbytet në det fëmija shqiptar në ishullin grek të Kretës

Lajme, Të fundit


Një i mitur me origjinë shqiptare  është mbytur në det, ditën e sotme në ishullin e Kretës. Mediat greke raportojnë se djali i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit. Ngjarja ka ndodhur kur vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij. I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve.

Por ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua. Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve, vogëlushi nuk ia ka dalë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *