• |
ide | kryesore

Marotta presidenti i Inter, zgjidhet edhe bordi i ri zikaltër: kush janë njerëzit e Oaktree

F1, Sport
Marotta


Interi i Oaktree merr formë, në të gjithë linjën e saj drejtuese. Beppe Marotta është emëruar presidenti i ri i klubit, ndërsa tashmë janë emëruar anëtarët e tjerë të bordit të drejtorëve të zikaltërve.

MAROTTA PRESIDENT I INTER

Pasi e mohoi këtë mundësi për një kohë të gjatë, Beppe Marotta bëhet presidenti i ri i Inter. Oaktree ka vendosur t’i besojë klubin njeriut që deri tani kishte mbajtur rolin e Adminuistratorit të Deleguar. Me shumë mundësi është zgjedhja e duhur, edhe pse zikaltrit kanë humbur një njeri kyç në tre vitet e fundit në zonën sportive e administrative. Marotta bëhet kështu presidenti i njëzet e dytë në historinë e Inter, i dyti pas Facchetti që bëhet president pa e zotëruar klubin.

Lexo më tej: Ditë historike për Inter: Oaktree frutet në seli e përcakton linjën e projektit të tij tre-vjecar

NOMINOHET EDHE CDA-ja E RE

Së bashku me emërimin e presidentit, Oaktree nominoi edhe propozimet e saj për Bordin e Drejtorëve të Inter. Bordi i ri i Drejtorëve do të përbëhet nga:

Alejandro Cano (Managing Director e Co-Head Europe për strategjinë Global Opportunities të Oaktree)
Katherine Ralph (Managing Director për strategjinë Global Opportunities të Oaktree)
Renato Meduri (Senior Vice President për strategjinë Global Opportunities të Oaktree)
Carlo Ligori (Associate për strategjinë Global Opportunities të Oaktree)
Delphine Nannan (Senior zv.President për zyrën e Oaktree në Luksemburg)
Fausto Zanetton (AD i Tifosy Capital & Advisory)
Konfirmohen ndërkohë Alessandro Antonello, Carlo Marchetti e Amedeo Carassai, përveç Beppe Marotta. Nominimet e reja të Oaktree marrin vendin e drejtuesve kinezë të Suning që shoqëronin Zhang.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *