• |
ide | kryesore

Hovenier kritik me qeverinë: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hovenier


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatit kryesor të saj po përballen me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë aktuale të Kosovës dhe shpërfillje të këshillave të qeverisë amerikane në raport me komunitetin serb në Kosovë.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ambasadori Hovenier thotë se dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve, por me frymën dhe e tyre dhe pasojat konkrete tek komuniteti serb. Në intervistën me kolegen Garentina Kraja, ai thotë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga qeveria e Kosovës të mos veprojë në mënyrë të njëanshme por të bashkëpunojë me Uashingtonin dhe aleatët e tjerë perëndimorë.

Zëri i Amerikës: Marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është në pikën më të ulët që ka qenë ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në pikëpyetje nëse qeveria e Kosovës është partnere e tyre dhe ju keni thënë që autoritetet e Kosovës kanë shpërfillur këshillat dhe kërkesat e Shteteve të Bashkuara, duke dëmtuar cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve? Si paraqitet situata aktualisht?

Jeff Hovenier: Ju falemnderit për pyetjen sepse më jep mundësinë të sqaroj se si qëndron situata, pasi mendoj se ndonjëherë ka keqkuptime dhe dua të jem sa më i qartë. Shtetet e Bashkuara janë po aq të përkushtuara ndaj Kosovës, ndaj popullit të Kosovës dhe shtetit të Kosovës, siç kemi qenë gjithmonë. Javën e ardhshme do ta shënojmë bashkë 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s. Shtetet e Bashkuara luajtën një rol shumë të rëndësishëm së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, për t’i dhënë fund fushatës të spastrimit etnik të Millosheviçit, në përkrahje të popullit të Kosovës ndërkohë që përcaktonte rrugën e vet dhe jemi shumë krenarë që e kemi mbështetur në këtë drejtim.

Nuk është sekret, nuk është mister, që jemi përballur me sfida me disa nga vendimet politike të qeverisë Kurti. Kam folur shumë për këtë çështje. Por kemi edhe disa fusha tjera të rëndësishme bashkëpunimi. Kemi punuar shumë në aspektin e energjisë. Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë e re për energjinë, që është shumë ambicioze, që synon arritjen e (kapacitetit) 30 për qind të energjisë së gjelbër deri në vitin 2030. Jemi të kënaqur që kemi mbështetur hartimin e asaj strategjie, jemi të kënaqur me marrëveshjen e MCC-së përmes së cilës Shtetet e Bashkuara japin 202 milionë dollarë dhe qeveria e Kosovës do t’i japë mbi 30 milionë dollarë për këtë program. Kemi patur bashkëpunim të mirë në fushën e sundimit të ligjit.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me çështjen se cila është mënyra më e mirë për ta përmbushur vizionin e një shteti multietnik, si t’i mbrojmë sa më mirë komunitetet pakicë në Kosovë dhe si t’u japim përgjigjen më të mirë shqetësimeve të tyre. Kur mbështetëm pavarësinë e Kosovës, gjë për të cilën jemi krenarë, e bëmë në bazat e një ideje të përbashkët për një shtet sovran, demokratik dhe shumë-etnik dhe gjatë viteve kemi punuar me autoritetet e Kosovës për ta çuar përpara këtë vizion dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë.

Kemi pritur nga qeveria e Kosovës që të punojë ngushtë me ne për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve serbë (që jetojnë në Kosovë) sepse ata kanë të drejtë të gëzojnë kushte jetese, dinjitet e siguri si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës dhe si ta bëjmë këtë në një formë që respekton ata dhe që avancon vizionin e përbashkët për një shtet sovran, shumë-etnik dhe demokratik. Ky është synimi drejt të cilit po përpiqemi të punojmë bashkë dhe për këtë po kërkojmë bashkëpunim më të madh nga qeveria.


8 Comments

  1. Ashtu sic perparoi Shqiperia, Lindja e mesme, Afganistani dhe tani Ukraina. Bravo qeveria Kurti qe mbron Kosoven dhe nuk e ben si Bosnja.

    1. Ore ti dhe vendi qe perfaqeson me ke jeni, interesat e kujt mbroni?! Me “miq” si puna juaj kujt i duhen armiqte?! KAQ!

  2. Ky merr para nga Serbia, politika e ketij qorri eshte haptas kunder Kosoves! Por ne Washington nuk e pjerdhin kete loqe

  3. Ju per para hani dhe mutin tuaj,na çate bythen plehra te korruptuar !
    Jeni bere gazi i botes me nje president qe qe thote se ka pasut mik Hitlerin dhe hani bajga kot,felliqesira !
    Kosova eshte shtet i pavarur i njohur nga USA kur president ishte Burre Shteti dhe jo nje Debil e budalla qe po tallet bota me te !

  4. Ore ti dhe vendi qe perfaqeson me ke jeni, interesat e kujt mbroni?! Me “miq” si puna juaj kujt i duhen armiqte?! KAQ!

  5. Asnji ambasador i aktedituar i cilitdo vendi ne bote nuk pronocohet per problemet politike te nje vendi (as ne vendet arfrikane) perveçse ne dy republika shqiptare te bananeve! Jemi me poshte se fundi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *