• |
ide | kryesore

Fredi Beleri zgjidhet për t’iu bashkuar Parlamentit Evropian, si reagon Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri


Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet pas zgjedhjeve evropiane.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Rama është shprehur se “nuk ka koment” për rezultatin e zgjedhjeve, nga të cilat Beleri arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të qenë pjesë e PE-së.

Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeptuet?

Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.

Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek.


5 Comments

  1. Perkedhelet djali vrases i anetares se KLP qe vrau inxhibierin vlonjat

    .Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *