• |
ide | kryesore

Nga burgu në Parlamentin Europian/ Ç’ndodh tani me Fredi Belerin

Arkiva, Kryesore, Lajme


Një kapërcim si ai i Fredi Belerit, nga qelitë e burgut të Fierit për në zyrat e Parlamentit Europian është i rrallë dhe vështirë se do të përsëritet për shumë kohë. Po kaq të pazakonta janë fitoret e tij nga burgu, herën e parë si kryebashkiak i Himarës në 12 Maj 2023 dhe hera e dytë si eurodeputet në 9 Maj të këtij viti.

I burgosur në Shqipëri për blerjen e votave me 40 euro copa, ai ka marrë më shumë se 237 mijë vota në Greqi, duke u renditur i katëri në mesin e 21 eurodeputetëve të zgjedhur për në Parlamentin Europian. “Fushata drejtohej nga djali i tij, Petros Beleri” ka shkruar media greke Ekathimerini.

Vetë Beleri ka dalë me një mesazh nga burgu, ku falenderon grekët që e zgjodhën dhe në veçanti kryeministrin Micotakis.

“Dua të falënderoj nga zemra të gjitha Greket dhe Grekët që më nderuan me votën e tyre. Familjen time që u bë gjatë kësaj periudhe mbështetja dhe zëri im. Miqtë në gjithë Greqinë që qëndruan pranë meje në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe natyrisht kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës” shkruan Beleri në mesazhin e tij.

Kryeministri grek nuk e ka lënë pas dore përfaqësuesin e partisë së tij në Parlamentin Europian. Pas fitores ai ka zhvilluar një telefonatë me të dhe e ka uruar për rezultatin.

Me zgjedhjen e Belerit në Parlamentin Europian grekët e fusin Ramën në një garë të dytë force, jo më me Athinën, por kësaj here me Strasburgun.

Pas zgjedhjes së Belerit si kryetar bashkie, ai kërkoi leje të betohej para Këshillit Bashkiak, por kjo leje iu mohua nga Drejtoria e Burgjeve. Ligji shqiptar parashikon që një i burgosur mund të marrë leje për një provim në shkollë, për varrimin e të afërmve apo për një martesë por nuk parashikonte leje për t’u betuar si kryetar bashkie.

Betimi iu mohua jo vetëm nga drejtoria e burgjeve, por edhe nga disa vendime të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Betimi si kryetar bashkie i Himarës iu mohua edhe pas kërkesave të vazhdueshme të qeverisë greke, ministrit të tyre të jashtëm dhe kryeministrit Mitsotakis.

Sa herë është pyetur për kryebashkiakun e zgjedhur që mbahej i burgosur dhe nuk lejohej të betohej, kryeministri i Shqipërisë është distancuar, duke e vënë theksin në pavarësinë e gjyqësorit.

Por tani që u zgjodh deputet, Beleri do të betohet në Parlamentin Europian. Betimi është parashikuar të zhvillohet në Korrik, pasi të kryhen procedurat e verifikimit nga të dhënat e shteteve përkatese. Par rastin Beleri, Greqia do të raportojë se eurodeputeti gjendet në burg në Shqipëri.

Si do të veprojë Rama në këtë rast? A do të sfidojë ai Parlamentin Europian, njësoj siç bëri me qytetarët e Himarës dhe qeverinë greke? Apo do t’i japë leje Belerit të betohet si eurodeputet dhe të pranojë se gjjthë çfarë ndodhi me zgjedhjet në Himarë ishte një operacion për të mbajtur bashkinë me dhunë?

Vota që i dhanë grekët dhe roli i rij që ka marrë si përfaqësues i tyre në PE nuk do ta shkëpusë Belerin totalisht nga marrëdhënia me shtetasit shqiptarë të Himarës, që sytë i kanë nga Greqia për problemet me pronat. Në reagimin e tij nga burgu, Beleri vazhdon edhe me një mesazh për ata që i dhanë votën në 14 Maj për bashkinë e Himarës.

“Vëllezërve të mi të helenizmit verior dua t’u them se nga sot edhe ata mund të ndihen më të fortë. Dhe çdo bashkëqytetari tonë se si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tone”, ka shkruar ai, duke lënë të paqartë se kë ka pasur në mendje kur i është referuar me “atdhe”, Shqipërinë apo Greqinë!!!

Në fakt, zgjedhja e Belerit në radhën e eurodeputetëve që do të përfaqësojnë Greqinë në Bashkimin Europian është pritur me fishekzjarre në Himarë. Mbështetës të tij kanë festuar me shpresë se tashmë çështja e pronave të tyre do të ketë një jehonë më të fortë në institucionet ndërkombëtare.

Për momentin, procesi i Fredi Belerit pritet të marrë verdiktin në Apel, ndërkohë që Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka shpallur fajtor për blerjen e votave në Himarë. Kandidati i opozitës për Himarën pasi mbështetje njëzëri nga politika greke. Para fushatës ai u takua me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis që erdhi posaçërisht për ta vizituar në Himarë.

Gjatë fushatës së 14 Majit, Fredi Beleri u sulmua ashpër nga kryeministri Edi Rama që e shndërroi kandidatin e opozitës për Himarën në shënjestrën kryesore të akuzave të tij.

Lexo edhe: Mitsotakis: E papranueshme si Shqipëria e trajtoi Belerin

Lexo edhe: Pasqyra e shtypit / Mediat greke të çmendura pas Belerit

Lexo edhe: Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Fushata e sharjeve dhe sulmeve ndaj Belerit kulmoi me arrestimin e tij në një operacion të forcave speciale në Himarë që në bashkëpunim me prokurorinë e Vlorës përdorën një të infiltruar të paguar nga policia për ta burgosur dhe më pas për të montuar një proces gjyqësor që fuste ujë nga të gjitha anët.

Djali i Fredi Belerit në të majtë, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në të djathtë
Djali i Fredi Belerit në të majtë, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në të djathtë

Gjatë fushatës për Parlamentin Europian, të gjitha mediat greke i dhanë hapësirë kandidaturës së Fredi Belerit, i cili në shkrimet e medias greke mori staturën e një lloj martiri, të sakrifikuar për të drejtat e minoritetit në Shqipëri. Burgosja e Belerit dy ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, u shfrytëzua edhe nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis për të thithur votat e elektoratit nacionalist në Greqi në kushtet kur ofertat nga partitë e tjera të ekstremit të djathtë janë shtuar.

Gjatë ditëve të fushatës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbante gjithnjë e më shpesh në krah të tij, Petro Belerin, të birin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Deri në mes të qershorit, Beleri do të jetë në pritje të vendimit të Apelit që me gjasë do të konfirmojë dënimin e tij. Në këtë rast, shkruan Zëri i Amerikës rregullorja e Parlamentit Europian parashikon që “përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit kryhet verifikimi i eurodeputetëve të rinj”.

“Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian. Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare” shkruan Zëri i Amerikës.

Çështja “Beleri” shkaktoi një përplasje të fortë mes dy vendeve fqinje, madje Greqia bllokoi negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian pikërisht për kryebashkiakun e arrestuar. Vendimi i Apelit për Belerit pritet të jepet në 14 Qershor.

Fredi Beleri ka qenë një ndër të akuzuarit për vrasjet e oficerit të Postës Kufitare të Peshkëpisë Fatmir Shehu dhe ushtarit Arsen Gjini. Po ashtu, Beleri ka qenë i dënuar për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, ku u dhunuan ndër të tjera edhe simbolet tona kombëtare. Beleri së bashku me katër persona të tjerë u dënuan për veprën penale “thyerje e simboleve kombëtare”. Por e shkuara e tij, nuk e pengoi opozitën shqiptare ta rendiste në listat e kandidatëve për kryetar bashkie./Lapsi.al


18 Comments

  1. Rama e beri hero belerin,icili eshte një hale shqiptare siç ështe rama vetë

    Dënin më të madh e morrëm ne shqiptaret me eurodeputetin nacionalist grek te hinarës

    Tradhtar rama i ka bërë shërbimin më të madh greqizimit të himarës, për një grusht dollarësh më shumë për tutorin e vet sorros shiti himarën

    1. Rama beri ate qe nuk duhej bere por pisllikun me te madh e beri Berisha qe kandidoi nje kriminel antishqiptar

      1. horrat jane me ps jo me berishen

        mbase beleri nuk ishte kandidati me background me qelibar, por ishte zgjedhja e duhur per te fituar bashkine, qe AI E FITOI

        pislliku u be nga rama qe e beri eurodeptetin e pare shqiptar nacionalist grek !

        po ju keni hallin e kryehorrit rama dhe pellumb gjokes, agacit, bajrajve, goros xhackes dhe gacit

    2. Kjo është një fitore e madhe e PD dhe kryetarit legjendar Sali Berisha.
      PS po shkon nga humbja në humbje.
      Edvin Ziu është bërë si i çmendur dhe nuk i mbetet vetëm të largohet nga Shqipëria.
      Fredi Beleri, na pri dhe shkatërroje PS atje në Bruksel.
      Tani do ta shohim a do ti kërkojë më Edvin Rama pronat e çamëve.

      1. ja te ka ty te mos pikellohet i ziu ramut! Dhe te fut nje te qire ty te relaksohet,. Per partine per unitetin jeni ne rresht kurrizin perkulur tua hype ramuti

  2. NJE FILOZOFI PA MUNDESI FUNKSIONI I BEN TE GJITH TJU KEPUTET TIMONI thotë:

    MOS U SHQETSONI ,KUR ZOTI QE KRIJOJ GJITHCKA GARANTOJ PER KRIJIMIN E TIJE ME FJAL DHE VEPRA QE FUNKSIONON SIPAS VULLNETIJE DHE CILI DO QOFT NGa NJERZIT VULLNETIN E TIJE NUK MUND TA NDALOJN ORJENTOJN AS ZHDUKIN SE SKA FUQI

  3. Himara Autonome
    Pershendesim dhe urojme nga zemra zQirjo Micotaqin i cili po ndjek porosin e te ndjerit babait te tij Kostandin Micotaqin i cili ishte nje nga burat dhe udheheqesit e rralle te greqis we mbronte te drejtat e Himares dhe vorjo Ipiros
    Qe te dale nga burgu zBeleri esht shume e veshtire
    Nacjonalizmi shqipetar esht arogand dhe kriminsl
    Historia ka treguar
    Sa here Himarjotet kane kerkuar te drejten e tire
    Weverit e shqiperis kane maskrur vrare e prere udheheqesit dhe popullin Himarjot
    Esht turpi dhe faqja e zeze e weverive dhe e politikes se shqiperis we vepron me metoda sadiste ne mes te Evropes ne vitin2024 ku ajo mendon te shkoje ne Evrope
    Propoganda shshwipetare dhe weverit shqipetare duhet te ambjetohen me tolerancen politike dhe maredhenjet e mira ndermjet popullit grek Himarjot dhe atij Helenik
    Nderlikimi dhe dhuna ndaj popullates greke ne Himare nga ana e qeveris se shqiperic do cenoje rrende maredhenjet e shtetit grek me ate shqipetar
    Mosmareveshjet per shkeljene te drejtave te prones kombesis dhe liris te te drejtave demokratike shkojne drejt komlikteve te rrezikeshme me pasoja ekstreme
    Greqia do te mbroje popullin grek te Himares dhe greket e zepirit nga vjedhja dhe kriminaliteti i pa nderprer i shtetit Shqipetar
    Evropa dhe Amerika kane dokumentacjone te cilat percaketojne te drejten e Autonomise se Himares dhe Vorjo Ipiros
    Te cilat sjane zbatuar nga shteti shqipetar
    Shteti shqipetar esh nje shtet ekstrem rracist etinik i cili
    Vjedh masakron burgos duke shkelur te gjitha ligjet demokratike dhe duke krijuar gjiqe fallce me deshmi te rreme axhidasjon propogante shpikje fallcifikime
    Vetem e vetem te mos ujape dhe te njohe te drejtat e tire
    Nje kriminalitet politik etnik i cili bie ndesh me ligjet Evropjane
    ZBeleri sesht i vetem Dhe Himara sesht vetem ka patur dhe do kete mbeshtetjen e miqe te patrioteve dhe njerezve tendershem e demokrat te Mbar Evropes
    Shqiperia nuk do perballet vetem me Greqine por sot do perballet dhe me
    Prlamentin Evropjan

    1. HHHaaaa. Hajvan. Te genjen mendja. Me ato halle qe ka BE as ka per ta rrujt fare per Bejlerin, aq me shume kur ta marrin vesh te kaluaren e tij. BE ka problemet e veta tani dhe sidomos te ekzistences se saj. Ka vende te BE qe mund te kerkojne shkeputjen prej saj.

      1. turp dhe krim i drejtesise me regji te rames, shtetit kriminal te rames qe nje plehre na e coi ne parlamentin europian.
        mos kujto se ska pasoja , pervec faktit qe sherben si fakt evident i burgosjes se nje plehre pa fakte nga rama

        pastaj rama e ka zakon te haje te pije me belerin ne kryeministri e me pas ti thote horr, sic ha e pi me gjushin dhe ter koken dhe i rras mren si nje shembull nga qindra horrat e rames me ramen si kryehorr

  4. Kjo do vazhdoj te jete ceshtje e drejtesise Shqiptare ku Rama dhe qeveria skane asnje pune.Greqi eshte ne te drejten e saj ta bej dhe president te Greqise por dhe ne jemi ne te drejten tone te gjykojme cdo akt kriminal qe ndodh ne territorin tone pamvaresisht se e ben nje minorita apo nje Shqipetar, nje njeri i thjeshte apo nje politikan. Dhe kete qendrim ka mbajty dhe BE dhe USA, nuk me duket se ndryshon ndonje gje e madhe me Bejlerin eurodeputet… Nuk eshte se Bejleri eshta kaq i rendesishem per PE, nuk eshte se po vajti ne Korrik Bejeri do zgjidhi luften ne Ukraine dhe at’here po do kishim presion te madh ta lironim.

  5. O ju qifsha robt o -mavinj-komentues-Rama drogaxhiu-i ngriti bust -Micotaqisit-ç’pidhin e motrave dhe grave tuaja kini me Berishën ?Pse e vuri kandidat për kryetar bashkie?Atje të shumtit janë minoritarë të cilët e votuan o gra-qirë te vinin ndonjë shkërdhatë hajdut nga ju moterqiret.Shko merrjani në gojë tani me gjithë baxhellat tuaja Bejlerit.

  6. 2 zgjedhje ne vit fitoi Beleri !

    Kot mbajme Salen ne krye te PD’se. Urgjentisht te veme Belerin, e zgjedhjet e ardhshme jane te fitume !!

  7. Me 40 euro copa eshte versioni i shtetit dhe drejtorit te inkriminuar te Policise Vlore,qe shquhet per makinacione policeske dhe monstruoze !!!!
    I biri i Hoxhes,me dhenien e drites jeshile nga edi rama,me porosi te tij beri kete katrahure duke na e bere Belerin Hero Kombetar.Nje turp te madh qe zoti e as historia nuk do ja falin Edi Rames,kurren e kurres !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *