• |
ide | kryesore

Beleri për Reuters: Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im të premten!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri


Fredi Beleri, eurodeputeti i zgjedhur i Greqisë, ka folur për agjencinë e njohur Reuters përpara ditës së premte, kur do të mbahet seanca në apel për dënimin e tij në Shqipëri me akuzat për blerje votash.

Beleri tha për Reuters se këto akuza janë false dhe të motivuara politikisht.

“Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im,” tha Beleri për Reuters në një intervistë telefonike nga burgu.

“Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër”.

Sipas agjencisë Reuteres, “rasti i Beleris ka acaruar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinjëve ballkanikë, lidhjet e të cilëve shpesh janë acaruar për shkak të dallimeve kulturore dhe historike, si dhe emigrantëve të shumtë shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri”.

“Shqipëria nuk mund të sillet sikur nuk është shtet evropian,” tha Beleri.

Beleri tha se pranimi i Shqipërisë në BE ishte në interesin më të mirë të të dy vendeve.

“As unë dhe, besoj, qeveria greke nuk kemi asnjë qëllimi të dëmtojmë anëtarësimin e ndonjë vendi,” tha ai.

“Por një Shqipëri por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket BE-së”, tha ai.

“Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë”, tha ai.

“Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himares dhe populli grek”.


4 Comments

  1. Po deklaraten e tij se “kam 30 vjet qe punoj per Vorio Epirin” si e shpjegon Beleri? Po Reuters cfare mendimi ka per masakren terroriste te Peshkepise cfare mendimi ka Reuters?

    1. Pyt ramën se ai e ka të kandidojë

      Dhe thuji ta akuzojë për tradhti të lartë
      jo për kurthe e sajesa informatorësh të policisë

      1. Perse te mos pyesim ate komunistin plak se ai e mbeshteti dhe vazhdon ta mbeshtesi. Kete peshqesh shqiptaret e kane vetem nga plehra komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *