• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca në Apel ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit

Lajme, Të fundit


Shtyhet seanca e parë në themel ndaj ish-kryetarit të bashkisë Kukës Safet Gjici, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca u shty për në datën 20 qershor, për shkak të mos paraqitjes së Alma Kaçit.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *