• |
ide | kryesore

Meta fajëson Ramën për humbjen ndaj Italisë: Je ters!

Arkiva, Pikante
Meta


Humbja 2-1 ndaj Italisë ka mërzitur jo pak kuqezinjtë kudo nëpër botë. Për këtë rezutat të Kombëtares, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka gjetur “fajtorin”.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Meta ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama në stadiumin “Signal Iduna Park”, i cili është në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.

Krah fotos Meta shkruan se tersi i kësaj ndeshje ka qenë pikërisht Edi Rama dhe këtu ka përmendur dhe kërkesën që ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i bëri dikur kreut të qeverisë ku dhe i kërkoi që të mos vinte më në stadium pasi çunave të Kombëtares nuk u ec kur është ai.

“Ia ka thënë Ansi Agolli prej 10 vjetësh, që e vetmja ndihmë që mund t’i japësh Kombëtares është të mos vish në stadium se je ters!”, shkruan Meta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)


1 Comment

  1. Zoti ia ka bere ters e zi nje populli te tere,nje kombi te tere e jo nje ekipi futbolli,keshtu eshte kur je monster e biri i kriminelit vrases e nip krimineli po ashtu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *