• |
ide | kryesore

Vetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24

Arkiva, Kryesore, Lajme, Sport


Ndeshja me Italinë në Dortmund do të mbahet mend për golin më të shpejtë në historinë e kampionateve europiane, për ato 23 sekonda që iu deshën Nedim Bajramit ta çonte topin në rrjetë duke përfituar nga gabimi i Dimarco.

Ndoshta ky ishte momenti i vetëm kur në vend të frikës, një nga lojtarët e kombëtares tonë i besoi thjesht dhe vetëm instiktit. Pjesa tjetër ishte një leksion, që gjithsesi bëhet më pak i hidhur, kur kujton se ta dhanë 4 herë kampionët e botës dhe kampionët në fuqi të Europës.

Sepse menjëherë pas pësimit të golit, lojtarët e Spaletit kontrolluan lojën dhe nuk u çorientuan. Përkundrazi, me qetësinë që ua jep eksperienca, tradita dhe përgatitja fizike e përmbysën rezultatin për… vetëm 15 minuta.

Emocionet e furishme që ndezi Nedim Bajrami mes dhjetëra mijëra tifozëve shqiptarë nxitën fantazi të shfrenuara. Stadiumi nisi të oshëtijë për kombëtaren. Por ndërsa tek tifozët emocionet janë arma kryesore, në fushë dhe në pankinë duhej qetësi dhe vetëpërmbajtje. Këtu Shqipëria nuk ia doli.

Në pak minuta, kundërshtari arriti ta rikuperonte rezultatin me lojën e qetë dhe të sigurtë që tregoi, pasi nuk e humbi toruan. Që pas sekondave të para, kur fati ishte me ne, italianët qarkulluan topin për pjesën më të madhe të kohës.

Nuk ishte rastësi që barazimi erdhi menjëherë.

Bastoni goditi në shenjë në minutën e 11-të duke na rikthyer me këmbë në tokë. Pesë minuta më pas, Barela lëshoi një gjuajte nga larg duke na ndëshkuar për herë të dytë. Vetëm 15 minuta. Ndeshja nuk pati më surpriza.

Sepse italianëve nuk u duheshin më surpriza. Në minuta si këto dallohen lojtarët e mëdhenj. Këtu dallohen edhe skuadrat e mëdha, por edhe trajnerët e mëdhenj.

Rastet e italianëve ishin disa në pjesën e dytë. Herë patëm fat, herë patëm Strakoshën dhe i shpëtuam golit të tretë kundërshtarëve. Për Shqipërinë, vlen të përmendet një rast i Rei Manajt në minutat e fundit kur sulmuesi i Beshiktash tentoi portën, por pa sukses.

Kuqezinjtë sot ishin të trembur. Nuk e ruajtën dot rezultatin më të shpejtë në historinë e europianëve, por u bënë shpejt një pre e lehtë për t’u përtypur nga kampionët në fuqi.

Për t’u justifikuar, në deklaratën që dha pas ndeshjes, Silvinjo e përmendi se në fund të fundit u përballëm me Italinë, kampione në fuqi.

“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi” u shpreh ai.

Pas ndeshjes do të bëhen edhe analizat, do të shihen edhe gabimet, por në një përgjigje të shpejtë për shkaqet e humbjes, Silvinjo veçon dy prej tyre.

“Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Mançesterit, Liverpulit, Realit kur kundërshtari është i fortë” tha ai.

Italianët bëjnë llogaritë e tyre. Edhe pse kanë dalë me fitim, Spaleti duket i pakënaqur dhe thotë se duhet të kishin bërë më shumë gola.

“Ishte mundësia për të goditur akoma më shumë përpara, por nuk morëm vendimet e duhura, për t’i mbyllur aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpesh shkuam pas, në një kohë që duhet të kishim bërë të kundërtën, të përfundonim aksionin” ka thënë ai pas ndeshjes.

Përveç golit historik të Nedim Bajramit, do të mbetet në kujtesë për këdo atmosfera në Dortmund. Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë mbushur sheshet në mbështetje të kombëtares kuqezi. Sido të jenë rezultatet, stadiumet do të jenë plot me tifozë shqiptarë edhe me Kroacinë dhe Spanjën, dy ndeshje që trembin, por në të cilat kuqezinjtë do të kenë gjithnjë e më pak për të humbur, e gjithnjë e më pak arsye për t’iu frikësuar topit./Lapsi.al


31 Comments

      1. Futni në portë Berishën, qitni Berishën nga arresti dhe të shkojë në stadium, nxirrni Ramën nga stadiumi.
        Vetëm kështu do të fitojë Shqipëria.
        Sa të jetë Rama, Shqipëria vetëm humbje njeh.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Kombëtarja jonë është ekip bisnesi, prandaj ka edhe këtë rezultat mediokër si çdo arritje shqiptare, sidomos nën rilindjen neokomuniste!

    1. Loja me keqe e kombetares ndonjehere. Lojtare dembele qe rrinin si hunj ne fushe, loktare kombetare qe ulnin koken qe te nxirrnin huq portierin dhe topi te kalonte ne rrjetw, lojtare qe shihnin nje lojtar te vetem te bebte presing dhe askush tjeter nuk i mbeshteste. Fat qe nuk oerfundoi 5-1

  1. Formacion me Broja, Hysaj dhe Seferi eshte i dobet! E habitshme si Hysaj ky mbrojtes i vleresuar financiarisht shume ul koken te mos i prishen floket! Seferi la te zbuluar mbrojtesin italian qe barazoi, plus forme per t’u harruar e Broja, Asani, Asllani. Ndryshimet e pjeses se 2te treguan lojtaret qe duhet te kemi ne fushe nga minuta e 1re, si Manaj, Muci dhe Daku qe s’u fut! Madje dhe Mario Mitaj ende i papjekur per loje te ketij niveli.. Kryesisht ndeshje me shume gabime nga stafi i trajnimit shqiptar, zgjedhje taktike e gabuar dhe pune e dobet psikologjike per administrimin e euforise! Ate Hysaj mos e fusni më, duket sikur hyn per hater te Dukes dhe vetem na i ngul ne ndeshje decizive! Une jam injorant ne fushen e futbollit dhe vura re gjithe keto situata negative, jam i sigurte qe trajneret shqiptare e pane me mire sa gaboi Sylvinjo e stafi i tij! Falenderime cunave, qe jemi ne Euro eshte arritje, dhe po humbem 2 ndeshjet e fundit prape s’ka gje por te na sherbeje eksperienca!

  2. Mbas golit, ne e lame lojen, mungoi vullneti i forte, lojtaret nuk bene presing sic beri Italia, lojtaret pasonin shume mbrapa ne vend qe te ecnin perpara, shume pasa boshe, cic-mice. Por edhe vete e Italia e la lojen mbas golit te saj fitues, patetike edhe ajo. Ne fund te lojes coku u gjallerua pak, po varja.

    Me pak fjale, loje e dobet e jona, zhgenjyese, pa zemer. Gjynah qe nuk justifikoi besimin dhe entuziazmin tone para ndeshjes. 50,000 tifoze shqiptare ne Dortmund nuk jane pak – pritnim me shume dedikim.

      1. Kur e dini qe aq jeni, mos u fryni si gjelat, …. gjithe lajmet nga ne, ne vend te pare ishin festimet nga Gjermania (se pak halle te tjera kemi!). Ekip pa gjak!

        Po dhe … palla e sateme.

    1. Bravo. Kur ishte Berisha në pushtet, kombtarja jonë shkëlqente.
      Nga 2013 e knej, me Ramën në qeveri, kombtarja vetëm disfata.
      Rama ik.

      1. Po po tani me strategjite e asgjekundit dhe investimet e shumta inekzistente të ramës po arrijmë në kampionatin europian.

  3. Dallimi mes ekipeve me lojtare cilesore dhe atyre me lojtare te dores se dyte eshte se keta te fundit nuk kane aftesi te mbajne topin. E humbasin ne fraksion te sekondes.

    1. Sakrifice e madhe e Malokut trim Hysaj qe trembet nga nje top futbolli,trdhtoje besimin e silvinjos,ky dhe te gjithe shpellkaret i shkon pershtat,O sa mire me qen,karShpellkar

      1. Trajneri kishte deklaruar se do t’i linim topin italianëve pavarësisht rezultatit..
        Dakord , ai e vlerëson atë por atëhere:
        Me Hysaj nuk ke asnjë siguri…
        Modeli i lojës qe duhet të bënim ishte tipik si te rasti i Manaj në fund,top i gjatë pas shpinës të mbrojtjes,për këtë duhet të luante me dy sulmues të fortë.
        Për të mbajtur në lojë Hysaj sakrifikoi Asanin që e mbajti të tërhequr ,asetin tonë më të fortë në krahë…
        Ose është budallepsur Silvinho ose aty vendos Duka!

  4. Une isha ne stadium, edhe sa per lojen , ekipi pas golit qe realizoj, u habit, por ne gjithe lojen Italia sulmoj nga krahu i Hysajt, duke e pare edhe piken tone me te dobet, edhe shfrytezoj, goli nga kornia, eshte edhe pak a shumne faj Strakoshes, se ishte ne zonen e 5-m edhe duhet te bente dicka, por edhe gjygjtari, ne disa caste nuk ishte ai qe duhesh, me sa vura re Broja ishte shume dobet edhe nuk bente presion asnjehere per mbrojtjen Italiane, edhe e treta, ne nuk ishim dobet kur kishim topin, po ishim shume te dobet kur loznim pa top, pra gje qe do pare

    1. Agron, puna është se ne treguam një diletantizem dhe çorganizim të pafalshëm mbas golit. Lojë pa nerv, derisa në një pikë mendova mos ka sabotim, mos e kanë shitur ndeshjen.

      Dhe gjëja tjetër ishte se na frynë shumë, festime pa masë në Tiranë e Gjermani, klubi ku isha unë në Amerikë ishte plot me shqiptarë, lajmet gjithë koha dedikuar futbollit (dhe jo korrupsionit dhe kriminalitetit)….. Vetëm për këtë pregatitje të madhe emocionale tonën ata duhej të luftonin shumë më tepër, pavarësisht nëse mund të humbnim. Pastaj edhe Italia lojë mediokër bëri.

      VK, …. ekip që sheh biznesin (dhe të mos dëmtohet) dhe jo shpirtin kombëtar…. V….. K….. !!!

  5. A o Rama ca na bere. Shpenzuam lek e vajtem ne gjermani, dhe humbem.

    Kishe qef ne kohen e saliut. Rrije te shpija shikoje skuadrat e botes nga kolltuku i shpis pa lek. C na duhet europiani ne.
    Rama ik.

  6. Hajasi Jukiko
    Qielli mbi Hiroshime
    ” Ne pus / Notonin dege te djegura,/ Ne vendin e kuzhines/ Ishte rrukullisur nje kusi e shtypur/ Me nje shuk barishtesh te shkrumbuara- / Mengjes i mjere,/ I pergatitur ne vend te orizit / Ne agimin e Gjashte te gushtit,/ Fillova te germoja me shtate,/ Po qymyri dhe guret rreshqisnin / Dhe mbushnin gropen./ Atehere babai filloi te nxirrte tulla / Cope pas cope /Duke flakur menjane. / Ne heshtje /Degjova se si babai / Me thirrte ngadale./ Ishte shume i lodhur / Dhe nga dobesia mezi mbahej / Kur me tregoi dicka/ Perpara tije./ U hodha tek ai/ Dhe me duar / Fillova te vervisja tullat,/ Te nxehta nga dielli pervelues./ Papritur pash dicka te zeze,/ Pashe dicka te bardhe/ Dhe klitha nga hidherimi.-/ Ajo ishte nena …/ Ah kockat e nenes! / E rrembeva dhe shterngova/ Ne duar/ Po ajo u shkermoq, u be pluhur i imet./ Dhe ne ajer u vertit,/ I fryre nga era, / Pahu i hirit …/ E tmerruar/ I zura syte me duar/ Dhe ndjeva nje shije te cuditshme / Kur pellemba me preku buzet-/ Shijen e hirit / Dhe te pikellimit te pafund./ Duke qare me ngashrim,/ Te dy me babane,/ Te mbetur te vetem ne bote / I mblodhem kockat ne ate kuti bombonesh / Dhe kur binin ne fund/ Trokisnin rende e trishtueshem…/ Vellackoja/ Shtrihej prane mamase-/ I djegur gjer ne mes / Mbuluar nga nje cope vjeshte e pambukte./ “Dua te vdes! Dua te vdes! ” / Klithi babai / Duke pushtuar e perqafuar/ C’kish mbetur nga djali,/ Ndersa prej tubit me rubinet e keputur/ Shperthen uji ne shatervan/ I vetmi qe kush mbetur gjalle, / Ate dite,/ Vetem uji, vetem uji/ Qe zgjatej te dilte perpara diellit./
    Gjeta nje got te plasaritur,/ E mbusha me uje / Dhe vura para hirit te te vrarve,/ Ndersa babai nxori peksimet nga xhepi/ Dhe e vuri prane gotes…/ O, pershpirtje e hidhur!/
    I mbylla syte ne heshtje / Dhe te dyve/ Na behej se degjonim klithmat/ E te afermve tane te dashur-/ Te mamase dhe te gruas,/ Te vellackos dhe djalit,/ Varrosur te gjalle,/ Dhe s’mundnim te benim asgje./ O, pershpirtje e hidhur!”

    ” stuhia shiko Stuhia… Stuhia…/ Dhe koka mbi gjoks i ra…/ Pa e pasur mendjen ne te,/ Me sy, qe me s’shihnin asgje,/ Me sy, qe ende s’kishin lot/ Shihja valet e lumit,/ Qe pa pushim rridhnin aty prane…/
    …Po tani / Qielli mbi Hiroshime/ Eshte kaq i kalter / Dhe kaq i paster!”

    Komenti im per poezin: terrorismo shtetrore.
    SHBA, mbajn rrekorde botrore, me sa kam njohori. Ameriken pothuajse eliminuan i nativi ( Indianet qe jetoni para se te zbulohej amerika). Amerikanet perdoren per here te pare bomben atomike ne Japoni duke shkatuar terror, vdekje, dhune, e semundje per dhjetra vite. Amerikanet, pas luftes se dyte botrore kane vrare rreth 5 milion Vietnamez, duke shkatura terror, dhune, djegie ndaj popullsise civile. Dhe as edhe nje here bota ska pasur paqe pas luftes se dyte botrore,lufte e grushte shtetesh ne Amerike Latine , Kili, Kuba, Afrike, Lindje te Mesme, ne vecati ne Palestine. Per me arrite ne ish Jugoslavi, Afganistan, Iraq, deri me Pranveren Arabe , e “rivoluzione arancione ” in Ucraina. Dhe gjithenje eshte gjetur nje protekst, Terrorismo islamik, armet e cfarosjes ne mase,ose per ne te vegjeilt akuze se keni share. Dhe denimi eshte i perjetshme, prendoria apsulute Anglo Amerikane perdore “ligjet”e terrorizmit si metod per dominuar boten per te shfytezuar pasurin e tyre. Gjithnje pa humbur elegancen e buzeqeshjeve te ndritshme.

    Ajte ( Roseville Michigan) ne furre ku un cova familijen time ne vitin 2014 sipas vizes Amerikane E2 , atje humba gjithecka! Shume vite kane kaluar dhe asnje lajme se familjaret e mije jane te gjalle.
    Shume mendoj, se sa miliona te vdekur kane shkaktura Anglo Amerikanet botes, sa vuajte e lote jane derdhur, sa gra, femije, e te moshuar jane dhunuar, e vrare, sa jane mbytur ne uje e sa kane vdekur nga radioaktiviteti nucleare. Mendoj, Fukushima, dallget e detit ne Tailande e shume te tjera.
    Dhe nje nder ata miliona jam edhe une, ai qe besonte verberisht ne lirine Amerikane.
    Dhe njeriun qe i kengon planeve te zeza te SHBA-se e kemi ne shtepin tone .
    Ismail Kadere, Prane detit. 1962
    ” Fryne ere e detit , te mbuloi ty kumi(kenge e vjeter)
    ” Fryne era,/ Te mbuloi rere e detit,/ E dashur te thirra,/ Kujtova se kishe vdekur./
    Dhe sa kane vdekur ne Fukushima, 11 mars, 2011? Ne Chernobyl ? Sa ka vdekur ne Tailande me tsunami? Kam bindjen se pas ketyre katastrofash meshefet dora e njeriut? Angolo Amerikanet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *