• |
ide | kryesore

Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike në zonën e Nishtullës. Mësohet se i riu Luvio Shtora shpërndante kanabis në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar. Kur konstatoi punonjësit e policisë, i riu tentoi të largohej me vrap. Ai hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *