• |
ide | kryesore

Ariana Grande reagon ndaj kritikave pas videos virale

Paparazzi, Slider


Ariana Grande bëri bujë së fundmi pas një ndryshimi të dukshëm gjatë një paraqitjeje në emisionin Podcrushed të drejtuar nga Penn Badgley.

Këngëtarja e “Thank U, Next” ishte e ftuar në podkastin e Badgley javën e kaluar, ku të dy diskutuan për karrierën e tyre si aktorë . Grande trajtoi gjithashtu zbulimet e fundit në lidhje me sjelljen e supozuar shqetësuese prapa skenave në Nickelodeon, rrjeti që ndihmoi në fillimin e karrierës së saj.

Megjithatë, një moment specifik në intervistë tërhoqi vëmendjen e internetit: ndryshimi i zërit të saj. Klipi u bë shpejt viral në mediat sociale, duke nxitur spekulime se këngëtarja mund të jetë duke u përgatitur për rolin e saj të ardhshëm si Glinda në adaptimin e filmit Wicked.

Duke iu drejtuar momentit viral, Grande shkoi në seksionin e komenteve për të shpjeguar ndryshimin e zërit të saj. “Është zakon (të flasësh kështu për dy vjet) dhe gjithashtu shëndet vokal”, ka shkruar ajo, duke shtuar se “qëllimisht” e ndryshon “zërin” në varësi të asaj se sa shumë këndon,  si teknikë për të ruajtur zërin e saj. 30-vjeçarja theksoi se është diçka që “e ka bërë gjithmonë”, shoqëruar me një emoji të qeshur.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *