• |
ide | kryesore

Arsyet/ Pse Meta i kërkoi divorcin Monikës 26 vjet pas martesës

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në 29 tetor të 1998, kur Ilir Meta asokohe zv.kryeministër vendosi të celebrojë martesën me Monika Kryemadhin në Tiranë u dëgjuan të shtënat e artilerisë në një stërvitje jo aq të rastësishme të ushtrisë që organizohej po atë ditë. Dëshmitarë, sipas raportimeve të kohës kishin ambasadorin zvicerian, ish-kryeredaktorin e Zërit të Popullit Erjon Braçe dhe shefin e kabinetit të Metës, Mustafa Muçin.

Nga fotot e Armand Babanit duket se ceremonia ka qenë e thjeshtë, pa bujë dhe pa pompozitet, por që i rezistoi kohës për 26 vitet që pasuan. Deri më sot, kur Meta njoftoi se ka nisur procedurat e divorcit.

Nga e majta në të djathtë, ish ambasadori zvicerian në Tiranë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Muç Muçi dhe Erjon Braçe
Nga e majta në të djathtë, ish ambasadori zvicerian në Tiranë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Muç Muçi dhe Erjon Braçe
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta pak momente pasi i thanë PO njëri-tjetrit në celebrim
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta pak momente pasi i thanë PO njëri-tjetrit në celebrim

Çifti kurorëzonte me martesë fejesën që zgjaste prej 5 vitesh. E kishin nisur lidhjen që në 1993, gjatë aktivizmit të Forumit Rinor Eurosocialist dhe Monika Kryemadhi gjithnjë kishte pasur dëshirë t’i tregonte detajet e jetës së saj private.

“Unë kam qenë pak e turpshme,- do të tregonte Kryemadhi disa vite më pas,- por pas fejese jo më. Në fillim nuk e kam pëlqyer atë, se është pak maskilist. Nuk është xhentil, e them këtë në kontekstin e një vajze që ëndërron princin e kaltër. Jemi njohur në nëntor të vitit 1993, kam qenë 17 vjeç, një vit më pas jemi lidhur”

“Kur më ka sjellë lule kam qëndruar dy javë pa gjumë, për faktin se m’i solli” vazhdonte ajo.

Nga martesa kanë tre fëmijë, që tashmë janë rritur dy vajzat Borën dhe Erën, dhe djalin Besarin. Pikërisht me të birin, Meta tha se ka folur para se të bënte publik lajmin e divorcit me Monika Kryemadhit gjatë një interviste në Syri TV.

“Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”  u shpreh Meta, që e fajëson bashkëshorten e tij për shumëçka.

Ndarja politike

Në studion e Syri Tv, Meta tregoi se nuk ia falte ende të shoqes djegien e mandateve të LSI, për të cilin ai ngulmon se nuk dinte gjë sepse ishte në Gjermani.

Shumëkush nuk e beson se Monika Kryemadhi e mori me kokën e saj, por sido të jetë mllefi i Ilir Metës për këtë akt është ende në ekstrem. Edhe në bisedën që pati në Syri TV kur foli për divorcin me Kryemadhin përmendi sërish këtë vendim të marrë pa u konsultuar me të.

“E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar” tha ai.

Për djegien e mandateve Meta vazhdimisht ka përsëritur se nuk ishte në dijeni, megjithëse kjo shihet edhe si një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë për humbjen e koalicionit PD-LSI në vitin 2021.

Përveç kësaj, rikthimi i Metës në zyrën e tij në LSI u shoqërua me një distancim të menjëhershëm nga Monika Kryemadhi, që e dublonte në raport me zyrtarët e tjerë të partisë. Fillimisht, Meta përjashtoi nga forumet njerëzit e saj më besnikë në parti.

“Kam një pyetje për Elonën (Guri) tonë të dashur, kam një pyetje për Endritin (Brahimllari) që e kishim lënë me organizimin e partisë. Si ka mundësi që Partia e Lirisë është target e krimit të organizuar dhe është lënë pa roje nate. Lëri mo ato justifikimet e Monës. Duke ndenjur me Lulin ajo ka shtuar justifikimet. Monën e kemi xhan, por më shumë duam nënë Selvinë” shprehej Meta, që e kishte kuptuar se për sa kohë do të kishte të shoqen në korridoret e partisë, autoriteti i tij do të ishte gjithnjë i cunguar.

Më pas, Meta futi në statut një nen për nepotizmin që synonte largimin de fakto të Monika Kryemadhit nga Partia.

Kryemadhi nuk e besoi në asnjë moment se i shoqi e kishte seriozisht largimin e saj nga partia. Në vend se të ndërgjegjësohej për këtë, ajo fajësoi njerëzit pranë tij dhe tentoi të pajtohej duke u rikthyer në forumet e partisë në mënyrë sfiduese.

“Mendimet e mia do të jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë. Nuk po them që kur kam drejtuar LSI-në kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot. Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar”, – shprehej ajo, duke mos e kuptuar se në themelimin e LSI kishte qenë dhe do të mbetej përherë numri 2.

Ndarja personale

Çarja në parti e thelloi ndarjen personale. Prej disa muajsh, Ilir Meta nuk jeton në të njëjtën shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët, por është zhvendosur në një hotel pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në fillim u mendua se kreu i Partisë së Lirisë po përjetonte një krizë kalimtare në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Edhe vetë Monika Kryemadhi në një intervistë të para dy javëve fliste për një “ngrirje” që po i ndodhte marrëdhënieve të saj me Ilir Metën. Por sipas saj kjo kishte ndodhur edhe herë tjetër.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte” shprehej Kryemadhi.

Deklaratat tregojnë se Kryemadhi nuk e priste një divorc nga Meta dhe se ishte e bindur se konflikti me bashkëshortin ishte një inat rutinor, për të cilin shkaktarë ishin të tjerët.

Ndarja për prokurorët e SPAK

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për çështjen e lobimit në SHBA, për shpenzimet e operacioneve estetike dhe për pasurinë e saj. Prej disa muajsh i kërkon gjykatës së posaçme një telefon të vjetër që kishte harruar në shtëpinë e nënës së saj dhe që ishte sekuestruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjykata nuk i ka dhënë të drejtë.

Si Monika Kryemadhi, ashtu edhe Ilir Meta janë marrë në pyetje për pasurinë e tyre, por Kryemadhi nuk sulmon prokurorët për hetimin e saj, por Erjon Veliajn. Ajo e pranon se ka mendim ndryshe nga Meta mbi këtë çështje.

“Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre. Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK” ka thënë ajo, kur është pyetur me mosmarrëveshjet që ka me të shoqin.

Ndërkohë, kur Ilir Meta është marrë në pyetje, ka sulmuar direkt Altin Dumanin të cilin e quan “Dum Dumani”, ndërsa thotë se në prokurori e thërrasin si “kundërshtar të narko-shtetit”. Meta është pyetur për pasurinë e përbashkët me Monika Kryemadhin, por ka thënë se nuk di asgjë për njerëzit që i kanë përmendur.

“Unë u pyeta kot më kot për gjëra që nuk kanë lidhje me mua por me veprimet e të tjerë, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut” u shpreh ai.

Ndarja për qëndrimin ndaj SPAK kapi kulmin disa ditë më parë. Meta druhet se qëndrimi ndryshe brenda në parti mund të jetë një “sëmundje” që të infektojë të tjerë përveç Monika Kryemadhit dhe për këtë ka shpërthyer në sharje, siç dëgjohet në videon më poshtë.

Deklaratat e Monika Kryemadhit në dalje të SPAK dhe diferencat që ajo ka me të shoqin u transmetuan në Syri TV para se Meta të lajmëronte divorcin me Kryemadhin.

Padia e tij (faksimile më poshtë) është dërguar tashmë në gjykatë. Ajo përbën pikën kulmore të një marrëdhënieje të koklavitur, që përveç anës personale, ka edhe peshën e rëndë të të qënit kundër, jo vetëm pushtetit ekzekutiv, por edhe me atë gjyqësor./Lapsi.al

 

 


35 Comments

  1. Arsyja ështe shumë e thjeshtë, se pse ilir Meta ështe një hajdut ordiner, frigacakë dhe pa as një lloje morali dhe parimi njerzor. Ky po mundohët që të shpëtojë vetvetën e ti dhe ka hallin që të shpëtojë pasuritë dhe lekët që ka vjedhur ky order. Një njeri që ështe njeri kurrë për gjë që nukë kanë lidhje me familjën a po parimët që kanë të bën me familjën nukë i bihët mohit, siç po bën ky order me nëne e femivë të ti. Në kohën e Enver Terroristi, njerzit e familjës kanë dalë para plumbit për njëri tjetrit dhe shumica dermuse e tyrë nukë e kanë mohue njëri tjetrit. A po priftrin katolik që nukë e mohunë kurrë Kombin as fenë para shovonistave barabar. Mohim i Monikës nga Meta tregonë se kushë ështe Meta, dhe nukë ka të bën farë me Monika. Ky qënka frigacakë i parë

      1. Porogresi ka shkurtuar distancat, nga Tirana lexoje se po bene nxehte, uje publike mongon ketu ne Potgorice , aty afer 40 grad, shume nxehte edhe nder hije ban nxehte.

  2. Dje nuk fleta gjume duke u menduar per kete çeshtje… Me fryhej e me shfryhej koka e K***.. Monikaaaaa me thirr kur te te vije qejfiii..Jam gati gjithmone per tyyyyy

  3. Une kam pershtypjen qe aktualisht Iliri po kalon nje krize. Ai me te gjithe eshte zene, madje dhe rojet personale i ka perzene. Besoj se kjo pune nuk ka te bej fare me politiken!

  4. Ketu ne Potgorice temperatura shume e larte, po ndjehesha mire ne lokalin me kondicionator, rastesia deshti qe iken dritat, po presim mos po riparohen, persa eksiernce, ketu sherbimet funksionojne.

  5. Tri gra që janë në hetim nga SPAK, janë këshilluar që të fillojnë një shtatzëni që mund t’i ndihmojnë në mbyllje të hetimit. Njëra thuhet që e ka filluar, që të thonë jam shtatzanë apo kam një fëmijë për të rritur”-u shpreh Curri në Top Story.

  6. O Ilir BOLJA,te shkerdheu ai qe ti e bere krym minister,Edvin shkerdhata.
    Or koqe,ai qe te beri edhe presi lesh i ALLVANIQISE t’i shkerdheu ROBT,por fort ama.Hahaha…..
    LEGEN ti edhe BYTHQIRI Edvin!

    1. Po qe ka vjedhur apo ci qi ropt, who dhe per ate fajin Rama ja ka. Me kete mentalitet qe ka, ky popull i meriton keta bythqira politikan qe ka.

  7. tentativë e SPAK, ka krijuar një reaksion të tmerrshëm propagandistik e mediatik, ku analistë e politikanë, çirren pa fre në panelet televizive për “maskarenjtë prokurorë” që po shkelin të drejtat e njeriut.

    Në mediat që paguhen me paratë e dinastive të Lalzit kemi parë prej vitesh emisione modelesh luksoze, reportazhe për interior sheikësh arabë nga bregdeti i Lalzit, ku banja kishte aq shumë, sa mund të shkonte edhe një felin me emër rus.

  8. Jam divorcuar nja 5-6 here e asnjehere keto media nuk kane thene asnje gjysme llafi per mua…
    dhe thone pastaj se kontrolloj tere tregun mediatik!

  9. “Martesa” Bardhi-Berisha nuk është se ka pasur ndonjë kimi. Përkundrazi u krye në kushte kur të dy kishin vjellë vrer dhe akuza deri për vrasje ndaj njëri-tjetrit. Berisha fajësonte Bardhin për përgjakjen e zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kurse ky nga ana e tij e rëndonte dorën edhe më shumë, kur i numëronte “Babit të Zenit”, varret e shumta në Gërdec.

    Gjithsesi i futën nga një gotë verë për ti kapërdirë të gjitha këto dhe të tjera dhe u “martuan” në diversitet.

  10. MARTESA, TRADHËTIA DHE NDARJA.

    Djali: O ba, si është të jesh i martuar? A është e vështirë jeta në çift?

    Babai: Varet çfarë gruaje merr. Varet nëse martohesh me dashuri, apo thjesht për interes.

    Djali: Profeti Muhamed ka thënë: se, “gruan e krijoi Zoti nga brinja e Adamit, dhe nëse ti mundohesh ta drejtosh brinjën, ajo do thuhet . Prandaj sillu me butësi me të, që të jetosh mirë dhe sa më gjatë!”. Ja psh, ti me mamin si i’a keni kaluar tërë këto vite?

    Babai: Në kohën që njoha tët’ëmë, isha i dashuruar me të, por kisha ca dyshime dhe për siguri shkova pyeta priftin, pra si është të jetosh përgjithmonë me një grua? Psh, pse Eva besoi gjarprin te kopshti Edenit dhe e hëngri mollën menjëherë që ditën e parë të krijimit? Pse nuk foli njëherë me Adamin dhe pastaj të nesërmen të vendoste a ta hante mollën e ndaluar apo jo? Dhe Adami, pse e hëngri menjëherë mollën kur i’a dha Eva? Mos vallë edhe ai qe mërzitur me gruan që ditën e parë? Apo ishte i tmerruar nga ideja që të jetonte përjetësinë tokësore vetëm me një grua? Mos vallë dashuria është e përkohshme, pra një gënjeshtër e bukur që vjen dita dhe nuk ekziston më? A mos vallë Adami dhe Eva ishin tradhëtarë që kur u krijuan sepse nuk ishin të vërtetë, nuk ishin si Zoti? Apo ata ishin thjesht dy budallenj që nuk dinin diferencën mes së mirës dhe së keqes dhe kishin nevojë të dinin, të kuptonin, e prandaj pasi hëngrën mollën e ndaluar, u ndriçuan, patën turp e u mbuluan me gjethe fiku?

    Djali: Çfarë të tha prifti?

    Babai: Prifti tha që nëse kisha dëshirë të jetoja përgjithmonë me një grua derisa vdekja të na ndante, atëherë duhet të martohesha.

    Djali: Pra për të parë gjatë martesës nëse do të zhdukej ajo dëshirë për mamin? Martesë me provë?!

    Babai: Po pra, por mami yt ishte gruaja ime e dytë. Se me të parën isha ndarë ca vite më parë.

    1. Mirë me barsaletën, por Meta u nda nga Mona s’e kishin martesë interesi? Meta zbuloi ndonjë tradhëti të Monës? Mos vallë Mona e kish tradhëtuar Metën te SPAKU, te institucioni i së vërtetës dhe së drejtës? Pra kishte rrëfyer “mëkatet” e burrit? Apo e gjitha është thjesht një teatër i çiftit për të shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi i drejtësisë?

    2. Dakord, por Muhamedi ishte thjesht një bari delesh, e më pas u bë tregtar, e më vonë profet. T’i besojmë një bariu delesh? Meta hiqet si besimtar dhe për t’u rrëfyer shkon te Baba Mondi. A thua të ketë vajtur atje për t’u rrëfyer ? Mbase dhe jo , që kur ka marrë vesh që Baba Mondi doli te përgjimet e aplikacionit SKY në muhabete zaptime tokash , muhabete me botën e krimit dhe jo me botën e përtejme.

      1. Çfarë tha Skënderbeu ne fund per Papën dhe priftërinjtë katolikë, i zhgënjyer plotesisht dhe i prerë ne besë nga priftërinjtë dhe Papa? Dokument i ruajtur dhe sot dhe i shkruajtur nga vete Skenderbeu.

        Skënderbeu:”Më mire t’í kisha luftuar priftërintë sesa Turqit. Nuk kam parë njerëz më meskin dhe më të shëmtuar sesa prifterinjtë.

        1. Një lajm “shokues” doli sot! Fioralba Ponari tha se qe totalisht e shokuar, Ishte duke bërë gati valixhen e duke kërkuar mes aksesorëve, hapi një kuti që ia kishin bërë dhuratë dhe brenda saj gjeti flokët me nyje të mbështjella me letër. Pra magji. Jo se ajo beson në këto budallëqe, por nuk i erdhi mirë dhe ishte e shokuar edhe pse nuk besonte dmth.

          Me këtë rast i rekomandojmë Metës të shkojë edhe njëherë për herë të fundit te vila e tij me 12 banja (ku aktualisht banon Mona), dhe të kërkojë me imtësi se mos gjen ca lesh bërë nyje, pra mos i kanë bërë magji! Jetojmë në kohë të vështira dhe është e çuditshme ndarja e tij nga Monika pas 26 vitesh martesë, dhe mqs Meta është besimtar fetar, nëse do gjejë “magji” ta hedhë atë në lumë pasi t’a ketë djegur dhe urgjentisht të shkojë të yshtet te Baba Mondi. Pas yshtjes, ku i dihet, mbase bashkohet prapë me Monën, se del magjia, kuptohet bashkimi do bëhet pas përfundimit të hetimit të pasurisë nga Spaku .

          1. Lërini teatrot dhe budalllëqet e “magjisë” të Metës dhe Monikës. Meta pak më parë ishte i ftuar në TV Klan në një emision sportiv dhe ishte për qejf, bëri dhe një xhonglim me top dhe një rënie barkas në studio!! Të ndahesh nga gruaja pas 26 vitesh martesë nuk mund të jesh në atë formë e performancë ashtu! E gjitha është teatër për hetimin nga SPAKu. Ose, Likja ka ikur fare nga fiqiri! Magjia më e madhe që mund t’a zërë Metën është sekuestrimi i pasurisë nga Spaku, nëse e gjen të pajustifikuar , ose futja në burg! Sa për leshin nyje si magji, kjo është budallëk vari leshtë! Çudi si Sonila Meço nuk e pyeti live aty Metën për të hyrë mot si konkurrent te Ferma VIP, se do ishte kandidat potencial për fitues. Apo ndoshta nuk do bëhet më Ferma?! Nejse, ka kohë deri atëherë, se max nga shtatori-tetori do ketë zhvillime shumë interesante nga politika dhe drejtësia.

          2. Aman mor burrë ça dreq magjie i kanë bërë Fjoralbës! Duan të bëhen lajm me zor! Pastaj edhe sikur vërtet të kishte gjetur flokë nyje, për çfarë duhet t’a bësh publike sikur kushedi se çfarë, digji, hidhi më kosh dhe kaq. Se ajo e ka zakon bën edhe video me pantomima, ka harruar që nuk është më si aktore amatore te portokallia. Ajo edhe në gjysëm finalen e Fermës Vip mungoi me sebepin se ishte sëmurë, kur në fakt thashetheme të sigurta thonë se kishte vajtur në spektakël por kur kishte parë që Besi nuk ishte se kishte humbur avionin, u tremb t’a drejtonte spektaklin vetëm. Profesionalizmi aty duket, që në momente të vështira të vazhdosh me shown e madje pa rënë në sy te publiku. Sidoqoftë , Sonila e drejtoi mirë spektaklin atë ditë, madje më mirë se Fjoralba.

            Sa për Metën, ai i di vetë punët e veta. Nëse Spaku do e arrestojë apo do i sekuestrojë pasuritë, atëherë do shohim çmendurira. Beteja e tij me lajthitjet sapo ka filluar. S’keni parë asgjë akoma !

  11. Aty vemendjen or popull,
    neper martesat divorce e orgji,
    se me mendjen andej or popull,
    harroni ta shani kete qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *