• |
ide | kryesore

Naomi Campbell flet për bullizmin gjatë fëmijërisë

Paparazzi, Slider
Naomi Campbell


Naomi Campbell zbuloi në një intervistë se si ka qenë viktimë e bullizmit.

Modelja ka treguar në podcast-in ‘Cambon’ sesi bashkëmoshatarët e ngacmonin gjatë shkollësduke treguar se shpesh e krahasonin me Olivian, personazh i serialit të famshëm vizatimor “Popeye”.

“ Isha shumë e dobët dhe mjaft e gjatë për moshën time dhe e dini sesi fëmijët i thërrasin njëri-tjetrit pseudonime të ndryshme. Më thoshin Oliva sepse qafa ime është mjaft e gjatë”, tha ajo.

Campbell tha gjithashtu në podcast se kërcimi si një aktivitet e ndihmoi atë ta donte trupin e saj dhe të shkëlqente në botën e modës.

“Unë thjesht do të pozoja në poza të ndryshme që i kam praktikuar për kërcimin dhe që më ka ndihmuar. Është diçka që e kam dashuruar dhe që nuk do të ndryshojë kurrë për mua. Ndjej se është diçka që është me të vërtetë pjesë e ADN-së sime”, tha modelja.

Naomi ka folur shpesh për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj.

Vitin e kaluar, ajo zbuloi në dokumentarin “The Super Models” se varësia nga droga pothuajse e vrau në kulmin e karrierës së saj dhe se përdori kokainë për të përballuar vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *