• |
ide | kryesore

Naomi Campbell, nënë për herë të dytë

Paparazzi, Slider



Naomi Campbell njoftoi ditën e djeshme se mirëpriti fshehurazi fëmijën e saj të dytë, një djalë.

“I dashuri im i vogël dije që je i çmuar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria”, shkroi ajo në Instagram së bashku me një foto të vetes duke përqafuar foshnjën e saj. “Një dhuratë e vërtetë nga Zoti , e bekuar! Mirë se vjen Babyboy.” Campbell shtoi: “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.”

Naomi mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë, në maj 2021. “Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua të jem nëna e saj,” shkroi ajo në atë kohë. “Kaq i nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im.” Modelja shtoi: “Nuk ka dashuri më të madhe”.

Një burim i tha Page Six ekskluzivisht në atë kohë se Campbell donte të bëhej nënë për një “kohë të gjatë”.“Ajo është kumbara e shumë miqve dhe fëmijëve të familjes dhe gjithmonë ka pritur me padurim ditën e krijimit të familjes së saj”, tha burimi i brendshëm. Vetë Naomi i tha revistës Evening Standard në 2017 se ajo mendonte “për të pasur fëmijë gjatë gjithë kohës”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *