• |
ide | kryesore

Lea Michele, nënë për herë të dytë

Paparazzi, Slider



Lea Michele është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Zandy Reich.

Aktorja e Glee, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali 3-vjeçar, Ever, shprehën lumturinë e tyre të madhe për ardhjen e afërt të anëtarit të tyre më të ri të familjes.“Mami, babi dhe Ever janë shumë të gëzuar”, shkroi aktorja.

Megjithatë, ky rrugëtim për të zgjeruar familjen e tyre nuk ka qenë pa sfida. Në mars 2022, ajo ndau sinqerisht përmes Instagram Stories për vështirësitë e saj, duke theksuar besimin e saj në kohën hyjnore, pavarësisht se gjatë rrugës hasi në dhimbje zemre.

“Udhëtimi ynë për të sjellë [fëmijen tonë të dytë] në këtë botë nuk ishte i lehtë dhe ne kemi pasur disa dhimbje zemre këtë herë,” shkroi ajo, duke shtuar se ka “besim se Zoti do të na sjellë një tjetër kur të jetë koha e duhur.”

Gjatë një sesioni në Instagram Live me Katherine Schwarzenegger në mars 2021, Michele zbuloi se shtatë muaj pasi mirëpriti Ever, ajo u përball me dyshimet për përpjekjet e vazhdueshme për të ngjizur fëmijën e tyre të parë.

“Vazhdova të mendoja, “Ndoshta kjo nuk është menduar të jetë për mua. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë.” Është diçka që për mua, personalisht, ka qenë gjithmonë frika ime më e madhe në gjithë jetën time. Është ajo që kam dashur më shumë se çdo gjë”, ka ndarë ajo me fansat.

Aktorja shkëmbeu betimet me Reich në një ceremoni  të drejtuar nga krijuesi i Glee Ryan Murphy në mars 2019./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *