• |
ide | kryesore

Ryan Reynolds në TV amerikan me fanellën e skuadrës së Serie C: ja përse veshi bluzën e Campobasso

Sport
Reynolds


Fama e klubit Campobasso mbërrin deri në Amerikë. Merita është e gjitha e aktorit të Hollywood Ryan Reynolds, i cili u shfaq në një program televiziv me fanellën kuqeblu të klubit molisan.

RYAN REYNOLDS E CAMPOBASSO

Është zyrtarisht kombinimi më i çuditshëm i verës: Hollywood dhe Campobasso. Skuadra e sapo promovuar në Serie C është bërë virale në rrjetet sociale dhe në Amerikë falë Ryan Reynolds. Aktori i sagës Marvel Deadpool, si dhe presidenti i ekipit anglez Wrexham, u shfaq në një talk show të suksesshëm amerikan, duke veshur fanellën e ekipit të Campobasso.

PËRSE FANELLA E CAMPOBASSO?

Por si arriti Campobasso në Amerikë? Drejtuesit e emisionit “Live with Kelly and Mark”, janë Kelly Lipa dhe Mark Consuelos, apo më saktë ortakët e Matt Rizzetta, që është pronari i klubit italian. Fotoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe tifozët e Campobasso tashmë po ëndërrojnë të ngjiten nëpër kampionate, ashti si Wrexham i Ryan Reynolds.

Reynolds


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *