• |
ide | kryesore

Përplasja/ Belind Këlliçi sulmon Bolinon për financim nga inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E menjëhershme ishte përgjigja e Belind Këlliçit për Karlo Bolinon, pasi ky i fundit sot në mesdite publikoi një shkrim ku akuzonte Belind Këlliçin për mostransparencë me shpenzimet e fushatës elektorale. (Lexoje këtu)

Nga foltorja e Kuvendit, Belind Këlliçi hodhi akuzën se Erion Veliaj blen mediat me milionat e inceneratorëve. Por si shembull për këtë, Këlliçi publikoi dokumente që, sipas tij, faktojnë pagesat e kryera nga Klodian Zoto i inceneratorëve për median e Carlo Bollinos, Report Tv. Pra nxorri një email të dyshuar si kompromentues për njeriun që e sulmoi vetëm pak orë më parë.

Madje, në një email të publikuar nga kandidati demokrat vihej në dijeni Klodian Zoto që Report Tv kërkonte në 17 prill 2021 buxhet shtesë për fushatë elektorale. Kujtojmë se vetëm 8 ditë më pas do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Emaili ku Klodian Zoto konfirmon pagesën për Carlo Bollinon

“Emaili i parë në datën 17.04.2021 i dërguar nga zonja Juliana Muça, përfaqësuese e Stela Gugalljas tek Klodian Zoto. Emaili thotë: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”. Lutemi për konfirmim. Çfarë fushate ka patur në 17 prill 2021? Besoj se qytetarët e dinë, kanë qenë zgjedhjet e përgjithshme. Kush kërkoi buxhet shtesë për fushatën? Kush incenerator është i regjistruar tek Integrated Energy BV SPV? Është inceneratori i Tiranës. Kush është mbrapa? Është Erion Veliaj. Kush ka qenë drejtues politik në Tiranë në 2021? Është Erion Veliaj. Dhe kush është përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto? Është vetëm Po, në orën 14:55, 17.04.2021, përgjigjja është Po. Po-ja është kjo fatura këtu, 10 mijë euro, që Veliaj përmes inceneratorit të Tiranës ia paguan Carlo Bollinos“, u shpreh Këlliçi.

Ndërsa nuk ka një mënyrë për të provuar 100% autenticitetin e këtyre e-maileve, qasja e ngrohtë e mediave ndaj Erion Veliajt prej vitesh na vë përballë një pyetjeje të thjeshtë. Ose Erion Veliaj është një kryebashkiak model dhe rrjedhimisht nuk mund ta kritikosh për asgjë. Ose mediat e kanë një incentivë pse e trajtojnë kryebashkiakun si një politikan me çiltërsi foshnjore.

Belind Këlliçi sot mund të ketë provuar se ka një lidhje mes pushtetit qëndror dhe mediave pranë PS-së. Kjo e ka një vlerë. Por ka edhe një të metë. Pse e nxorri këtë dokument Këlliçi në ditën kur u sulmua? Nëse ai ka fakte për Reportin ose media të tjera, kjo mund të shërbejë si kujtesë për ato se edhe opozita e ka një sirtar me prova keqbërjesh. Nga ana tjetër, për Belindin ngjarja e sotme mund të shërbejë si precedent që sirtarin ta zbrazë dhe politikbërjes t’i japë pak më shumë gaz.

©LAPSI.AL 



12 Comments

  1. Duhet t’i kishte nxjerre sapo i kane rene ne dore, jo te priste t’i perdorte per te zbrapsur sulmin ndaj tij. Se keshtu kthehet lufte maskarenjsh qe kur jane ne paqe, shqyejne nga te munden.

  2. E urrej Erion Veline, por edhe ky Kerrici nuk duket me i mire.
    Nuk mund ta liftosh te keqen me nje te keqe tjeter.
    Populli e thote pak me brutalisht :
    Nuk lahet muti me shurre.

    1. Edhe me i keqi midis te keqinjve eshte me i mire se Erion Veliaj, qe nuk ka klasifikim ne tabelen e korruptimit, mashtrimit dhe injorances ku then cdo récord.

      1. Ç’i kthen përgjigje atij muti, shiko sie quan Këlliçin dhe mjafton të kuptosh që është thjesht një hale muti!

  3. Lapsi shkruan: “Për më pak se 2 muaj janë zgjedhjet, dhe opozita e Këlliçit duket se nuk ka gjë për vijë.”.

    Më e pakta është naivitet të shprehesh kështu. Sikur Belindi të bëjë një fushatë model ndërkombëtar, që ti referohen të gjithë në botë, prapë se prapë vetëm pak varet nga Belindi.

    Është votuesi ai që vlerëson kandidatin, programin e tj.

    Por me një popull injorant, dembel, parazit e pa dinjitet, nuk mund të fajësohet Belindi.

    1. Puna eshte se Belindi eshte ne konflikt te thell interesi. Artan Shkreli eshte njeri i Rames dhe i ka luajtur fen. Pse PD po luan me dy porta ?

      1. epo sala e ka mendjen te facebook. madje ka nxjerr edhe kategorine “populli virtual”. e ka ne terezi ai

  4. Gjindja perverse do erjon jargen.
    Te lumtur ata i cojnw femijet qe evgjiti ti bekoje qe te behen bythqira si ai.

  5. – Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

    – Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

    – A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

    – A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

    – A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?Miu te kiu i salihut shkerdhen mamin vajzen e motrat per vulen e salihut qe ky te vazhdoj te punoje si bythelepires

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *