Gareth Bale ka marrë një propozim nga Wrexham i Ryan Reynolds, pavarësisht tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur. Vendimin uellsiani e kishte pasuar me paralajmërimin, disa muaj më parë, se do të luante golf. Wrexham i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney arriti një ngjitje historike në Ligën 2, divizionin e katërt anglez. Klubi uellsian, i blerë verën e kaluar nga dy aktorët e Hollywood, tani synon promovimin e mëtejshëm. E për ta bërë këtë, ata kanë thirrur në çështje Gareth Bale, legjendën e futbollit uellsian.
Ish-lojtari i Real Madrid së fundmi ka hequr dorë nga futbolli për të ndjekur golfin, pasionin tjetër të tij sportiv. Por disa muaj pas tërheqjes së tij, Bale ka tundimin e një aventure të fundit në kuadratin e gjelbër, me një ekip uellsian si Wrexham. McElhenney e thirri atë drejtpërdrejt në rrjetet sociale: “Hej, le të bëjmë një lojë golf, ku absolutisht nuk do të kaloj 4 orë duke u përpjekur të të bind që të mos tërhiqesh, për një sezon të fundit magjik”.
Hey @GarethBale11 let’s play golf, where I totally won’t spend 4 hours trying to convince you to un-retire for one last magical season 🏴 🏴 🏴 🏴 ❤️ pic.twitter.com/FZgXZbM4zx
— Rob McElhenney (@RMcElhenney) April 25, 2023
Përgjigja e ish-futbollistit nuk vonoi: “Varet në cilën fushë…” Me pak fjalë, një derë e hapur. E që mund të çojë në një rikthim të bujshëm në fushën e futbollit, për një lojtar ikonë të dekadës së fundit.
Gareth Bale to Wrexham… 👀😉 pic.twitter.com/zYbvQcoRFa
— SPORTbible (@sportbible) April 25, 2023