• |
ide | kryesore

Nuk u bë kurrë idhull në Bernabeu: Bale rrëfen anën e “errët” kur luan për Real Madrid

-Instant, Sport
Bale



Të luash për Real Madrid është ëndrra e çdo futbollisti. Merengues përfaqësojnë majën e elitës botërore dhe klubi është sinonim i suksesit, triumfeve, famës dhe parave. Por për të fituar gjithmonë, duhet një strukturë e organizuar deri në detajet më të vogla. E padyshim që presioni është vërtet i madh. Jo vetëm nga drejtuesit, por mbi të gjithë nga tifozët, të mësuar të fitojnë dhe të etur për të vazhduar ta bëjnë. Gareth Bale tregon se të luash për Real Madrid nuk është gjithnjë e shtruar me lule.

Uellsiani arriti të vishte fanellën e Real Madrid shumë i ri, pasi bëri emër te Tottenham. I nënshkruar për një tarifë monstruoze, ai udhëhoqi klubin të fitonte çdo kompeticion duke formuar një treshe sulmuese fenomenale me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Por ka pasur disa momente trishtuese dhe të vështira për sulmuesin anësor. I intervistuar nga Times, Gareth Bale zbuloi anët e panjohura. Atë që quhet ana tjetër e medaljes së klubit spanjoll dhe që ndoshta askush nuk e priste: “Shkova te Real Madrid për të luajtur me Karim dhe Cristianon dhe ishte një mundësi e pabesueshme. Por ka pasur momente kur jam ndjerë i vetmuar dhe i braktisur nga të gjithë. Sidomos episodet kur tifozët më fishkëllenin”.

Lexo më tej: Golfi nuk e josh më, Gareth Bale merr ofertën e Ryan Reynolds për tu rikthyer: me Wrexham për të bërë histori

PRESIONI I TIFOZËVE

Presioni ishte aq i madh sa duhej mësuar ta përballoje shpejt. Ky është një tjetër aspekt “negativ” i të luajturit për Real Madrid. Por Bale e gjeti ilaçin me kalimin e kohës: “Kam mësuar të lë gjithçka në stadium. Kur erdha në shtëpi iu përkushtova vetëm familjes dhe nuk mendoja për lojën. E kështu isha i lumtur. Nuk kam pasur probleme me askënd te Real, kam qenë mirë përveç atyre periudhave”. Të mirat dhe të këqijat e të luajturit në klubin më të fortë në botë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *