• |
ide | kryesore

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Arkiva, Kryesore, Lajme
meta rama tavo



Edi Rama e zboi Vangjel Tavon dhe kolegët e tij, në vitin 2017, me pretekstin, se ata e donin pushtetin për tepsinë dhe tavën e të mirave që ofronte. Ai mbylli kufirin katër vite më pas, me justifikim kovidin, që ta privonte atë nga mandati i deputetit, duke penguar ardhjen e minoritarëve për të votuar.

Por sot, tetë vite pas largimit nga pushteti dhe katër vite pa qenë deputet, Vangjel Tavo është simboli më i mirë i shprehjes: “Bëji nënën të të thotë baba”.

Pasi e zhveshi nga çdo mundësi Rama e afroi ish lë-së-i-stin si shërbëtor për zgjedhjet e Himarës, ku i duhet një kolaboracionist minoritar, për të paqtuar marëdhëniet me Athinën.

Por, rasti i Vangjelit që rend sa nga një “tavë” tek tjetra, nuk është vjedhja e vetme që rilindja ka bërë mes ish besnikëve të Metës. Lapsi.al i është kthyer të gjitha atyre për të parë një betejë që zhvillohet në kuadër të luftës kundër opozitës.

Episodi i kthyer në hit në rrjetet sociale, është ai i videos nën avujt e alkoolit, kur kryeministri dhe deputeti ende i paburgosur, Lefter Koka, ftonin ish ministrin Nasip Naço të braktiste LSI për ti’u bashkuar PS.

Del VIDEO/ Si e joshi Rama Nasip Naçon që të kalonte në PS

Teri e pati hedhur hapin qysh herët. Kur në pranverën e vitit 2019, opozita vendosi të digjte mandatet dhe plot 19 deputetë të LSI i braktisën ato, “Teri” nuk e dorëzoi të vetin. Që athere qarkullonin fjalë se njerëzit e Ramës, që qenë në djeni për më shumë se 3 milionë eurot që ai kishte kaluar nga inceneratorët tek kompanitë e familjarëve të vet, e patën shantazhuar pikërisht me ato. Gjithçka u bë e qartë kur në fushatën e zgjedhjeve të 2021, Koka kaloi ylberin, konkuroi në Durrës për PS dhe i rëmbeu për pak vota LSI-se, mandatin në këtë qytet.

Më vonë do kuptohej se e patën përdorur keq. Ai nuk e gëzoi mandatin, nuk shkeli më asnjë ditë në kuvend, pasi dha dorëheqjen në shtator 2021. “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”, deklaroi ai. Tre muaj më pas do përfundonte në burg për paratë e rrëmbyera nga inceneratorët.

Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Nga rrugëtimi i shkurtër me rilindjen Ramës i la dhuratë një mandat në Durrës dhe konvertimin e Nasip Naços. Ish ministri i drejtësisë te kabinetit Rama 1, pasi e joshën nën avujt e alkoolit, iu bashkua PS në qarkun e Beratit duke e trasferuar edhe ai një mandat, në 2021, nga LSI te PS.

Nasip Naço s’i përmban emocionet pas largimit nga LSI-ja: Jam me fat që jam me Ramën

Pak muaj para zgjedhjeve Nasip Naço njoftoi largimin e tij nga LSI në qytetin e Beratit ku ishte në krah të ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në janar. Ai që Meta e kishte përdorur keqas duke e detyruar të vetëshpallej si kandidat për kryeministër, rival i Ramës në 2013, u largua duke e konsideruar LSI si “eksperiment politik”. Ai tërhoqi me vete dhe deputetin tjetër të Beratit, Gledion Rehovica. Ky i fundit përmes një mesazhi në janar 2021 njoftoinse kishte vendosur të largohet nga kjo forcë politike pasi “eksperimenti i LSI-së ka përfunduar”.

“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha para zgjedheve Rehovica.

Ndoshta prej këtyre shërbimeve dhe lënies së LSI pa deputetë, në bastionin e saj, Nasip Naço së paku po e mbyll mandatin e konvertuar me shumë më tepër fat sesa Lefter Koka apo Alqi Bllako. Ky i fundit ka qenë gjithashtu një njeri i afërt i Metës dhe sekretar i përgjithshëm gjatë presidencës së tij. Si lë-së-ist ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017. Pasi LSI iku nga koalicioni, ai u bë nga të pakët të privilegjuar që Meta e tërhoqi me vete në presidencë, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019. Pas krizës politike të djegjes së mandateve, si gjithë të shantazhueshmit, që kishin përfituar nga inceneratorët ai u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas lamtumires nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Investigimi/ Njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë 

Ai e gëzoi për disa muaj këtë mandat deri sa SPAK i kërkoi kuvendit arrestimin e tij në mars 2022. Megjithëse ai tentoi të arratisej jashtë, një premtim i panjohur e ktheu në vend dhe e detyroi të pranojë burgun. Edhe në qeli, po ashtu si Koka, Bllako i ka qëndruar besnik shokëve të idealit, duke mos pranuar të bëjë të penduarin.

Por, nëse te këta të dy tradhëtia ndaj LSI është bërë si pasojë e shantazhit për paratë e fituara, një lloj tjetër shantazhi, ai për prirje të pazakonta seksuale, ka funksionuar gjithashtu me sukses.

Agron Çela e braktisi Ilir Metën në kushte të ndryshme. Ai i ndejti besnik LSI së Kryemadhit edhe në zgjedhjet e 2021, kur dezertuan, Koka, Naço, Bllako. Madje e fitoi mandatin në Shkodër, por më pas nuk i rezistoi tundimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, atëherë kur bateritë e pushtetit u fokusuan në marrjen e bashkisë nga Benet Beci.

Përmbysja e Shkodrës e rrëfyer përmes portretit të Benet Becit

Që në dhjetor, para fillimit të fushatës, Çela u pa në një foto të përzemërt me Becin dhe Elisa Spiropalin. Më pas ai konvertoi në rilindas dhe kreun lokal të partisë së Lirisë, Edmond Ndou. Pasi u shfaq në Shkodër në krah të Ramës, deputeti që u bë meme me kërcimin përkrah Elisës, lëshoi thirrje se “duhet t’i japim shansin PS-së që të drejtojë bashkinë në Shkodër pas 30 viteve të drejtimit të PD-së”. Ndryshe nga kolegët e tij që kishin braktisur partinë duke pëshpëritur nën zë kundër drejtimit të Monikës, Çela po e linte atë pasi në krye ishte rikthyer Ilir Meta. E ndonëse ky i fundit deklaronte se me Çelën nuk humbëm asgjë, sepse iku “një biznesmen që s’ kish folur kurrë kundër qeverisë”, kjo gjë tregonte se efekti korruptiv dhe shantazhues i pushtetit qe bërë i papërballueshëm. Nga mbi 20 deputetë që kish pasur LSI në 2013 e 2017, këtë mandat ajo ka përfunduar me 3. Dhe kjo jo për ndryshim bindiesh ideore apo parimesh. Por, sepse pushteti blen dhe shantazhon. Vetë kryeministri, kur ka qenë në opozitë, është përballur me këtë lloj erozioni. Tani është ai që ka në dorë dhe gurin dhe arrën dhe paratë dhe bandat dhe mediat dhe SPAK-un. Këtë e vërteton dhe rasti fundit Tavo, të cilin pasi e legenosi si metist në Dropull, e rilindi si ramist në Himarë.

©Lapsi.al

 

 

 


5 Comments

  1. Në luftë nuk ka rëndësi çfarë armësh përdor.
    Rëndësi ka fitorja.
    Berisha ka bashkëpunuar me komunistin Hysni Milloshi dhe kriptokomunistin Kastriot Islami.
    Apo Berishës i lejohet.
    Në fund të fundit, këta të ish LSI, të majtë janë, nga PS kanë dalë.
    Problemi është në bazë.
    Të gjithë anëtarët e LSI, sot janë punësuar nga PS.
    Dhe mos bëj debat me ta.
    Të vrasin për Edi Ramën.

  2. Perendimi me ne krye Ameriken e ndihmuan ate vend me ZERO dollare…Shqiptarve i “rruhet” pse dipllomacia amerikane ne vitet 1991-1992 na pruri Monstren Berishe dhe sot po tallen me Non Grata Gallata…edhe pse ka kryer tradheti kombetare dhe krime makabre para te cileve Maduro eshte engjell para Usali Serbiberishes te Lugut te Zi te Tropojes.nuk i vodhi rama o gazetaruc,por ato u futen vete ne taven e ps per te mbrojt veten

  3. 18:50. Amerika nuk e pruri Berishën por e gjeti!!! Sa për të sjellur është Rama që u soll nga amerikonët majtista e sorrosista dhe e mbajtën deri sa ju tha skam nevojë për ju sepse kam Erdoganin e Vuçiç ,kam patronazhistët ,kam paranë ,kam trafikantët e drogës e smë bëni gjë!!!

  4. O stilolaps qe Rama eshte bastard kjo dihet, por kokrra hajdutash ka marre ne folene e tij. O Ando se na dole me Liken edhe ti me duket. Po ik o Ando se Likja ka qene sh i ndershem ne fakt. Ska pas korrupsion ai kur i mori. Meritokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *