• |
ide | kryesore

Jo vetëm Himara/ Si e thellon Rilindja rezultatin pas çdo skandali

Arkiva, Kryesore, Lajme



Fitorja me 1500 vota diferencë në Himarë është nga ato përmbysje të rezultatit që del jashtë logjikës së analizave politike. Dy muaj e gjysëm më parë, socialistët dolën të humbur përballë Fredi Belerit. Kandidati i opozitës kishte përkrahjen e shtetit grek, por mbante mbi shpinë ngarkesën negative të së shkuarës, kur ishte akuzuar për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi, shoqëruar me një vendim gjykate për përdhosje të simboleve kombëtare. Edhe pse e arrestuan dhe e futën në burg, Beleri fitoi me 19 vota diferencë kundër Jorgo Goros.

Ngjarjet që pasuan në dy muaj e gjysëm i dhanë të drejtë himariotëve. U vërtetua se ishte bërë batërdia me pronat e vendasve. Të paktën në një rast kishte gisht direkt kryeministri Edi Rama, që konsideroi strategjik investimin mbi një pronë të grabitur. U vërtetua se në grabitjen e pronave ishte i përfshirë i humburi Jorgo Goro, që u arrestua nga SPAK bashkë me vartësit e tij në bashki.

Lexo edhe: Arrestohet socialisti Jorgo Goro, prangosen edhe 4 persona të tjerë

Supozohej që skandali i investimit strategjik ku kishte dorë Edi Rama, miku i tij Artan Gaçi, ministrja e tij Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i tij Jorgo Goro ta thellonte humbjen e Partisë Socialiste. Në fakt, ndodhi që u thellua fitorja e PS, me një diferencë shumë herë më të lartë.

Përmbysja në Himarë ishte e pritshme, sepse nuk është hera e parë që ndodh. Pas një skandali, pushteti gjithnjë ka fituar akoma më shumë vota se më parë.

Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme të Vorës, kur kandidati që u ofroi Partia Socialiste qytetarëve kishte fshehur një dënim në Greqi për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Zbulimi i dënimit çoi në arrestimin e Agim Kajmakut.

Kur zgjedhjet u përsëritën, Partia Socialiste fitoi bindshëm me thuajse 70% të votave. Qytetarët e Vorës ia dhanë prap votën socialistëve. Disa muaj më vonë, Kajmakun e arrestuan në Itali për trafik kokaine.

Fatos Tushe me Edi Ramën në fushatë për zgjedhjet lokale në Lushnje
Fatos Tushe me Edi Ramën në fushatë për zgjedhjet lokale në Lushnje

Në Lushnje, SPAK zbuloi se si kryetari i bashkisë, një socialist i hershëm si Fatos Tushe i vidhte paratë e taksave me miqtë e tij nëpërmjet tenderave të trukuar. Në media dolën bisedat e përgjuara. Nga përgjimet kuptohej se qytetari i parë i Lushnjës i ndante paratë e taksave sipas interesit të tij.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me disa zyrtarë të bashkisë dhe ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.

Por në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, socialistët fituan në Lushnje me Eriselda Sefën, edhe pse kishin ofruar për qytetar të parë një hajdut.

Ajo që ndodhi me Safet Gjicin në Kukës është një tjetër rezultat i palogjikshëm në zgjedhje. I kapur në skandalin seksual në zyrën e tij, emri i Safet Gjicit u shndërrua në simbol të përdhunimit të çdo lloj korrektese apo etike minimale që duhet të ketë një pushtetar. Video e seksit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit ishte përdhosje e çdo lloj marrëdhënieje të pushtetit me qytetarët që i kishin dhënë votën.

Por kur zgjedhjet u përsëritën, kandidati i Rilindjes fitoi prap. Madje ai e mundi kandidatin e opozitës me dyfishin e diferencës së votave të Gjicit.

Paaftwsia e njw komuniteti për ta ndëshkuar me votw partinw qw shkakton skandale të bujshme, të kujton sindromën e Stokholmit, kur pengu shfaq mirëkuptim dhe afeksion për pengmarrësin. Ngjan sikur sa më flagrant tw jetw abuzimi me pushtetin, sa më shumë trafikantë droge, sa më shumë hajdutë, sa më shumë përdhunues t’i vendosen mbi krye, aq më shumw populli ia zgjat pushtetin një partie.

Si kundërshembull qëndron rasti i zgjedhjeve të vitit 2017 për bashkinë e Dibrës.

Në vitin 2016, qytetarët dibranë panë video-skandalin seksual të kryetarit të tyre të bashkisë, Shukri Xhelilit. Ashtu si në Himarë, si në Lushnje, si në Kukës dhe njësoj si në Gërdec, kandidati i radhës që solli qeveri nuk u ndëshkua. Përkundrazi mori më shumë vota se paraardhësi.

Vetëm se për zgjedhjet e Dibrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri në përgjim disa personazhe të krimit dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për blerjen e votave. Dosja 184, që u mbyll më vonë, shërben për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë gjatë votimeve.

Përgjimet e telefonatave tregonin se në zgjedhjet e pjesshme, e gjithë qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Rama vinte në punë një mekanizëm kërcënimesh, shantazhi, manipulimi dhe blerje votash që kishte vetëm një objektiv, fitoren e thellë të bashkisë.

Shefat e policisë përdoreshin për të bllokuar votuesit e opozitës. Vetë policët, të urdhëruar nga Ministri i Brendshëm shpërndanin para për blerjen e votave. Të fortët shantazhonin grupet kundërshtare dhe udhëhiqeshin nga deputetët e Partisë Socialiste. Ndërsa deputetë të tjerë kërcënonin emër për emër mësues dhe punonjës të administratës për t’i marrë votën.

Dosja 184, faktoi shantazhet mbi administratën, përdorimin e bandave dhe shpërndarjen e parave për blerjen e votave si pjesë të një mekanizmi të diktuar direkt nga Edi Rama dhe ministrat e PS.

Lexo edhe: Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!

Lexo edhe: Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo BILD?

Lexo edhe: Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër

Vetë Rama u përgjua duke folur në atë kohë me Arben Keshin, një nga personat që shpërndanin para për blerjen e votave. Telefonata u publikua nga tabloidi gjerman Bild. Rama nuk u thirr asnjëherë në prokurori, ndërsa dosja u transferua në Dibër për t’u mbyllur me dënime të lehta për policët. Juridikisht, dosja nuk ka më vlerë.

Por përgjimet mbeten si shpjegimi më i mirë i rezultateve të palogjikshme në zgjedhjet e pjesshme, kur sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin./Lapsi.al

 


12 Comments

    1. PS po gabon rëndë duke fituar zgjedhjet pas çdo skandali.
      Ndërsa PD e cila vetëm humbet mbas çdo skandali të PS, është për tu vlerësuar.
      Edhe gjashtë muaj dhe vijnë zgjedhjet e përgjithëshme.
      PS po gabon përsëri, sepse ka filluar fushatën për ti fituar ato zgjedhje.
      Ndërsa PD është parti europiane dhe me kulturë.
      Në PD nuk e dinë fare se pas 6 muajsh ka zgjedhje.

  1. bravo bushati! per kete gazetari qe po ben meriton mirenjohjen e cdo njeriu normal ne nje anormalitet te imponuar nga rama

  2. Bith qirë më duket je ti o djalë. Nga i gjati e ha çdo ditë. Himara ja tregoj vendin psikopatit dhe ku je akoma.

  3. Me 6 mije votues te dyshuar pro-Himares, eshte e sigurte qe Tavo ka humbur minimalisht me 3500 vota! Mendoj qe tashme te huajt nuk duhet te shkelin mbi dinjitetin e tyre, mbi parimet e demokracise te vendeve qe perfaqesojne dhe te fillojne te flasin ate qe shohin dhe kuptojne! Shqiperia prej 2 mandatesh po vidhet masivisht vota, dhe me voten e vjedhur te gjitha pasurite e Shqiperise po zhvaten si ne Mesjete!

  4. Kur ra Shkodra pas nje rezistence 30 vjecare, cfar mund te presesh nga Himara e vogel.

    Ashtu si renia e Shkodres dhjete vjet pas vdekjes se Skenderbeut shenoi zhytjen e Shqiperise

    ne terrin e pushtimit turk 500 vjecar, ashtu edhe renia e Shkodren ne vitin 2023 rrezikon te

    zhyt Shqiperine ne nje nate te gjate rilindase dhe nese gdhin ndonjehere , do te gdhije nje

    Shqiperi e tjetersuar, nje Shqiperi e gjymtuar, nje Shqiperi shumekombeshe ku shqiptaret do te

    jene pakice ne vendin e strergjysherve te tyre. Por nese Turqia edhe pse e mbajti larg zhvillimit

    bashkekohor te Europes prapeseprape e ruajti deri diku te paprekur Shqiperine, pushtimi rilindas

    do ta shperbeje ate pa piken e meshires dhe ne nje kohe shume te shkurter. dekadat rilindase do

    te jene shume me fatzeze per Shqiperine sesa shekujt e pushtimit osman. Vetem i PLOTFUQISHMI

    mund ta shpetoje Shqiperine, AI qe e ka shpetuar nga rreziqet ekzistenciale per mijera vjet

    shpresojme se do ta meshiroje Shqiperine dhe do ta shpetoje edhe kesaj here,

  5. Hahaha Bushat, si gjithmone thua gjysmen e se vertetes. Ana tjeter eshte se opozita nuk ofron alternative, prandaj nuk krijohet fryme, elektorati gri e ndjen qe nuk ndryshon gje dhe nuk voton. Sa te kete Salen dhe Liken perballe Rama eshte mbret. Kete e kane kuptuar te gjithe, edhe ti. Leri kacavjerrjet ne xham dhe bjeri problemit ne koke!

    1. Elektorati me ngjyre gri te murrme, po ta quaje veten me mend, te pakten ta hedhe voten ne partitet e tjera. Qe keto pelat mos kene shumicen. Por as kete gje se ben! I pelqen te haqe jonxhen dhe te shohe yjet, se mbase kalon ndonje komete, ku i dihet.

      Thjesht bageti!

  6. Ju e mbyllni shkrimin duke thene : ” sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin ” .
    Pyetja eshte pse ndodh kjo ?
    Pse sekti mavi me kalimin e kohes , ne vend qe te konsumohen politikisht forcohen dite pas dite e vit pas viti ?

    Qe ky qelbsi i gjate e ka çarçaforur kete vend ne ate fare feje saqe per ta rregulluar duhet me pare te shkaterrohet i gjithe ky sistem paçavure i ndertuar ne keto 32 vite pseudodemokraci .
    Qe ky qelbesi i gjate e trajton shtetin dhe pushtetin sikur te ishte parti e tij dhe qe e konsideron shqiperine si prone te veten , as kjo nuk vihet ne dyshim .
    Qe ky qelbesi i gjate perdor krimin si aleatin e tij me te mire as kjo nuk vihet ne dyshim .
    Qe ky qelbesi i gjate e perdor injorancen (duke bere punesime pafund) per te vjedh e grabitur gjithçka qe i sheh syri e i thote rradakja dhe me pas te vjedh dhe te bleje çdo vote , as kjo nuk vihet ne dyshim .
    Qe ky qelbesi i gjate duke perdorur kriminelet , shtetin , injorantet e punesuar dhe me perfshirjen direkt apo me heshtjen e drejtesise vjedh edhe zgjedhjet edhe kjo dihet dhe as qe vihet ne dyshim .
    Qe ky qelbesi i gjate duke perdorur teorine e shkopit dhe karrotes rremben çdo zgjedhje d.m.th. merr te gjithe patronazhistet , te punesuarit dhe perkrahesit e tij , ble ate qe blihet dhe kerceno ate qe nuk bindet dhe ne fund mbretero .
    Me pak fjale çfaredo zullumi , vjedhje apo maskaralliku qe i gjati ine te beje votat e ketij ne vend qe te bien vetem shtohen .

    Athere naturalisht lind pyetja : me gjithe keto zullume , vjedhje apo maskaralliqe te te gjatit tone dhe te sektit antishqiptar mavi ç’po bene opozita , ku eshte ajo ?

    Opozita mbas çdo humbjeje mjaftohet vetem me ca denoncime bajate qe me shume sesa ta zgjidhin e shtojne problemin dhe nuk kap thelbin e gjerave , rregulla loje dhe ndryshime kushtetuese . Beni ca denoncime ose justifikime tani dhe shifemi ne vjedhjet e radhes dhe ata qe e vuajne me shume jane opozitaret dhe shqiptaret e vertete .
    Opozita eshte strukur ne cepin e ringut dhe mjaftohet me denoncime dhe pseudoprotesta qe me ate pjesmarrje te vaket me shume sesa ta dobesoje po e forcojne pushtetin e te gjatit tone . Me shume sesa denoncime duken si gjoba ndaj pushtetit .
    Opozita me shume sesa ta kercenoje seriozisht pushtetin shikon interesat personale te nje grupi individesh qe e drejtojne ate , duke filluar nga Berisha dhe larot e tij qe i vijne nga pas .
    Nga njera ane bejne akuza te drejta te superabuzimit me pushtetin nga ana e te gjatit tone dhe nga ana tjeter bashkepunojne me te deri ne tendera , pallate dhe gjithandej ku ka mundesi te kapi ndonje kacidhe . Bashkepunimi dhe tradhetia e radhes me kodin zgjedhor ishte deri ne ate pike sa ne kurriz te Shqiptareve dhe gjithe opozitareve po i garantojne pushtetin edhe per kater vite te tjera te gjatit tone .

    Deri dje akuzonit Bashen se nuk ishte pare e degjuar qe nje kryetar opozite te ishte pasuruar ne opozite . Po per pasurimin tuaj(si elite e PD) ne opozite çdo te thoni ?
    Deri dje akuzoja vetem te gjatin tone , por dale nga dale po kuptoj se problemi nuk qenka ai (ose te pakten vetem ai ) problemi me i madh qenkeni ju , ju qe me veprimet tuaja mjafoheni dhe jeni te kenaqur me te qenit opozite e sigurt e ketij vendi . Problemi jeni ju qepasuroheni ne opozite e bashkepunoni me kryehajdutin e gjate per ta per ta mbajtur kete vend te nenshtruar nga dy partite kryesore .
    Sot jam mese i bindur qe e keqja me e madhe ju opozita e diskretituar e 2013 dhe vete z.Berisha . Tani jam mese i bindur se ju z.Berisha kurre nuk ju ka interesuar fati i Shqiperise dhe i Shqiptareve , gjithçka e keni bere per menderen dhe familjen tuaj .
    Por mos harro ne 2025 nuk ka me justifikime , thjesht largohu si tradhtar dhe deshtak i ketij vendi .

    Po shqiptaret ku jane , ç’presin ti ndodh me shume qe te reagojne ?

    Shqiptaret kane ngel si zogjt e korbit , si gjithmone te tradhetuar nga elita e saj .
    Shqiptaret kane ngel ne mes te kater rrugeve e nuk dine nga tja mbajne dhe kane gjetur si zgjidhje largimin . Keq me te ligun e keq me te “mirin” qe na doli me i lig se i ligu .Vellezer , keta plehrat e politikes nuk na kane lene rruge tjeter perveçse ti kundervihemi ature me te gjitha forcat dhe mjetet e mundeshme . Nese tani per tani nuk e kemi ate force , te pakten perçojini keta horra qe nuk dine gje tjeter veçse te na vjedhin dhe poshterojne . Perçmojini keta horra te pushtetit dhe parase . Poshteroini me fjale , perçmojini me vote .

    P.S.
    Degjojini recitimet e Basri Lushtaku per te kuptuar sado pak filozofine e jetes dhe per te kuptuar se ne kete bote jemi vetem kalimtar dhe se me vete nuk marrim asgje tjeter perveçse cipen (nderin) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *