• |
ide | kryesore

PD: Mandati i Vullnet Sinës në Kushtetuese, përfitoi fonde publike!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD pretendon se nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

“Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekëshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend“, thuhet në njoftimin e PD


2 Comments

  1. Ja ta zeme se e hoqen Vullnetin, e cfare pastaj, u be nje vere ne uje, do vije nje tjeter

    rilindas me vullnet edhe me te forte per te vjedhur poe ama me vullnet intelektual

    qe te mos kete SKAP qe ta kapi pasi krimet intelektuale i ka amnistuar Dumani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *